Një 21-vjeçar, nga Bangladeshi, ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kakavijë, pasi u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Ai u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.
Policia bën me dije se i riu me inicialet S.I u arrestua nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Komente

