I mori 5000 euro duke e mashtruar se do t’i blinte makinë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

I mori 5000 euro duke e mashtruar se do t’i blinte makinë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Një 48-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi ka mashtruar duke i marrë 5000 euro një qytetar në Tiranë.

Policia ka vënë në pranga Aurel Ostrenin, 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t'i blinte atij një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro