Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për mashtrim.
I arrestuari dyshohet se i ka marrë para disa herë një personi tjetër (750 mijë lekë të reja) duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime në banesë.
Operacioni për kapjen e 39-vjeçarit u kodua “Last time”.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit nga shtetasi D. T., për një shtetas që i kishte marrë shuma parash, me anë të mashtrimit, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Last time”, për dokumentimin e këtij rasti.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.
Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë disa herë, shuma parash (në total rreth 750 000 lekë), shtetasit D. T., 38 vjeç, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë:, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente











