'Më jep 7500 euro se do t'i shtoj', fallxhorja nga Fieri zhvat qytetarin/ EMRI

'Më jep 7500 euro se do t'i shtoj', fallxhorja nga Fieri zhvat qytetarin/ EMRI

Foto ilustruese

Një 51-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohet për mashtrim. Në pranga ka rënë shtetasja Liljana Llapashtica, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier, e cila ka qenë e dënuar edhe më parë për mashtrim.

Sipas policisë, Llapashtica i ka marrë një shtetasi 7500 euro përmes mashtrimit. Report Tv mëson se 51-vjeçarja ishte fallxhore, ndërsa i ka thënë 44-vjeçarit A. I. t'i japë shumën prej 7500 euro, pasi do ia shtonte.

Njoftimi i policisë:
Mashtron një shtetas duke i marë 7500 euro, ndalohet nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasen:

-Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier (E dënuar më parë për "Mashtrim")

Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AMSTERDAM: 12/06/2018 08:56

    HEHEHEHEHEHEH LLA PA SHSHTRIGA KOQOVARE E FIERIT.PLEHRA E SHKUAR PLEHRAVE OR TUNXH.

    Përgjigju
  • tajari: 09/06/2018 14:42

    ore jeni ne terezi si popull apo jo cfaj ka ajo qe i jep idioti leket .vetem budallenjte duan ti shtojne leket pa punuar . asaj i lumtee pjeshka kur gjen budallenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun