DURRËS - Shefi i Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi është arrestuar me urdhër të SPAK dhe kërkesë të AMP, për shpërdorim detyre dhe Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një skemë gjobvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar të Durrësit.
Gazmir Preçi ka shantazhuar pronarin e një klubi nate te Ura e Dajlanit se do t’i mbyllë biznesin dhe i ka kërkuar si ‘gjobë’ 20 mijë euro. Duke shfytëzuar pozitën e tij drejtuese, shefi i Antidrogës në Durrës ka arritur që t’i marrë pronarit të lokalit në fazën e parë vetëm 10 mijë euro.
“Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit”, njofton policia.
Pas hetimeve që AMP ka zhvilluar për disa javë, i është drejtuar SPAK me kërkesë për urdhërarrest për policin Preçi. Ai u arrestua mbrëmjen e sotme, 15 gusht 2024, ndërsa në momentin që mbërrin në komisariat dallohet me pranga në duar, shapka dhe pantallona të shkurtra.
Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumente që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.
Emri i Preçit del edhe në një shkelje tjetër në vitin 2021, ku ndaj tij ishte caktuar masa detyrim paraqitje, pasi bashkë me efektivë të tjerë lejuan kultivimin e kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës. Preçi ishte ish-Shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër.
Shefi i Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
Midis dy epokave Berisha-Rama ka nje ndryshim punonjes ne sherbim te shtetit te korruptum ka pas ateher edhe sot vetem se ateher nuk u pranonte as denoncimi e jo ma arrestime,kurse sot te pakten arrestohen edhe nuk hyjn ma ne polici sa te jet jeta!!
PërgjigjuCep me cep nga Saranda der ne fund fare ka vetem njerez te tille ne polici bashki e pushtet . Asnje lloj zyre nuk punon per kete popull, vetem per te rrjepur e shantazhuar. Nuk ka me kalbesire se ky lloj shteti e nuk ka kurre per tu bere me keq. Ky vend e ky shtet ka kap fundin. Te rroje mbreti..
Përgjigju#Noli.Super i sakte.ste heq nje presje
Po spaskemi njerez te drejte dhe te devotshem për poste drejtuese xhanem Vetem maskarenj e dallaveraxhinj Le qe me te miret e te shkolluarit ikin ne emigrim Mmmmm
PërgjigjuShqiperise i ka ikur truri me kohe. Keta qe kane lindur ne vitet 80/90,kane jetuar vitet e luftrave e grabitjeve, bandave e te forteve.Edhe sikur te ktheheshin menjehere 1mln e ca te ikurit, me edukaten e kulturen qe disponojne,prape ketu do te duheshin nja 30 vjete per ta kthyer ne nje vend normal.
100% e policise eshte ne kete derexhe
PërgjigjuKy tipi kur ka qene te krimi ekonomik në Lezhë më ka marrë 1 milion lekë për 1 faturë me adresë të gabuar më ka blloku gjithe mallin në makine kot me pretekstin për të marrë lekët. Nga bankomati terhiqen 750 mi lek. Më ka taku në tiranë më ka marr 250 të tjera si legen.
PërgjigjuE pse se denoncove ti kur ishte fjala se ndaj teje kishte ushtruar nje kompetence pa te drejte. Apo se edhe ti kishe bere evazion fiskal dhe kishe frike te besh nje denoncim te tille se mos penalizoheshe edhe ti. Nuk e legjitimoj aspak veprim te tille dhe cdo veprim te ketij oficeri por me vjen cudi pse e denonconi ne komente dhe jo atje ku duhet
Pa fjale
Policia është kthyer 90% organizatë kriminale.
PërgjigjuUnikale ne bote. Polici gangster! Turp. Ne se policia katandistet ne kete gjendje,shteti duhet te jap alarmin!
PërgjigjuShume mire qe e arrestuan dhe aq me mire qe aksioni nuk u dekonspirua nga vartesit e koleget e tij,meqe ishte dhe shef,po perse shefi i antidroges kercenon me mbyllje lokali po nuk ju dha shuma qe kerkonte? Cfare /te paligjshme/,cfare shkelje kishte lokali? Per kete nuk jepen sqarime nga policia!
PërgjigjuBo bo si e ka katandisur shtetin Kryemafiozi Edi Rama. O zot pse kaq kriminele te pa-shpirt i ke vendosut ne udheheqje Shqipetareve?! Kur do te mbarojne vuajtjet e ketij populli?!!
PërgjigjuTi mendon se ne shtetin e Saliut ska pas te tille?! Qe eshte turp per Famen eshte ,por mos harro se tani dhe arrestohet ndonje atehere nuk di te arrestohej ndonje prokuror a polic.
Po shefi operaciinales durres Sajmir Arapi ku eka rradhen dini gje ( spaku) dhe ky po gjibvenes esht.
PërgjigjuTe lumshin duart o SPAK por shiko pak me larte se nuk ka mundesi mos e dije drejtori se cfare ben polici vet.Ata gjejne persona ne kerkim nuk po dikan cfare bejne policat e tyre?!!!Arresto ndnj drejtor mos e mblidh doren vetem me ushtare se te gjithe e dine si funsjonon realiteti ne Shqipëri.
PërgjigjuKy boti i rrujti spaçiatoret e tempulliit 1.2.3….e paska fidhu me gjoba biznezesh?po clillja ka ky me ktrimet ekonomike apo meqe esht shoku ngusht i drejtoriit durrrsit?
PërgjigjuPo pse nuk mund të shesin drogë nëpër lokale? Dhe ky mer pjesën e vet
ok,po ata te SPAK kush i arreston??... JUST IN CASE
PërgjigjuPuete njeher mamin se ajo e di
Ky ndyresire polic do mbroje femijet dhe rinine nga droga? Sa jane si ky ne policine e shtetit? Me qindra police dhe me qindra shefa. Policia e shtetit eshte kthyher ne nje organizate kriminale ku fjala me e poshter qe perdoret nga politika eshte vetepastrim. Si do vetepastrohen duke fituar banditi me i forte? Ky ka qene i arestuar ne 2021 kush e vendosi prape polic dhe shef? Rrumbullaku qe kercenon median? Apo kupola e krimimalizuar e policise se shtetit dhe AMP?
PërgjigjuSikur shendetesia dhe arsimi jane me mire... Sikur partite politike jane me mire... Po kshu asht gjith shteti e populli shqiptar, i kriminalizuar dhe korruptuar gjer ne palce, jashte binareve te ligjit dhe moralit. Mjere ne ku na ka ra fati me jetue... Ne 15 vitet e ardhshme ketu kan me mbet vec 1.2 milion pleq...
Kalbeni ne burg
Përgjigjupo keto jane dhe cuna te rinj po ca populli paskena qen per te vene ulerimat po ju shtofte jeta spakut qe po i tregon vendin ordinereve te policise.
PërgjigjuKorrupsion vjedhje nga te gjitha anet.Mjerr ne ku jetojm
PërgjigjuShefa antidroge e policie qe jane me te keqinj se kriminelet or teeeejjjjj
PërgjigjuCa bëhet aty or aman,po na mbytën, korrupsion i gjallë,qe nga me i vogëli deri te më I madhi...hajde Shqipëria2030 hajde
PërgjigjuShqiptaret kan rreshkit o mret
Po nendrejtori policis durres bujar deljadhisi kur e ka rradhen
PërgjigjuKeta qe do na mbrojn femijet ngs droga ca ke ber o rama me re sigurt besoj se jeni ekuador o njeri felliqesir o i pabbes kemi luftuar per mty o vemje harrem cdo gke ndyrsir smarim dot nje te drejt pa paguar gjoben o ndyrsir o besprem u denofte zoti per ate qe i keni ber ketij populli
PërgjigjuPo shefi operaciales ne drejtorin e qarkut durres Sajmir Arapi gjobvenes dhe kyy, dini gje kur eka rradhen ? ( Spaku )