Lejuan kultivimin e kanabisit, lihen në burg 5 zyrtarë policie në Fier, mes tyre edhe Shefi i Krimeve në Mallaksatër! Detyrim paraqitje për 3 të tjerë

Lejuan kultivimin e kanabisit, lihen në burg 5 zyrtarë policie në Fier, mes tyre edhe Shefi i Krimeve në Mallaksatër! Detyrim paraqitje për 3 të tjerë

Foto ilustruese

5 zyrtarë policie, mes tyre edhe shefi i Krimieve në Policinë e Mallakastrës, janë lënë në burg nga gjykata e Fierit, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës. Ndërsa 3 efektivë të tjerë janë lënë me masën 'detyrim paraqitje'. Në burg janë lënë konkretisht disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër:

Komisar Elvin Karaj, me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
N/Komisar Endrit Vika, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
Inspektor Ermal Beharaj, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.
Inspektor Erlind Likaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
Inspektor Ornel Kuqari, me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për punonjësit e mëposhtëm të policisë:

Komisar Gazmir Preçi, në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër
Inspektor Ylli Koroveshaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër
Inspektor Irfan Bajramaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

Këta punonjës policie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor - shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike. Nga hetimi i këtij procedimi penal është bërë e mundur sigurimi i provave ku janë gjetur disa parcela në vende të ndryshme të hapura dhe të mbjella në disa sipërfaqe të njësisë administrative Poçem, Mallakastër.

Masat e sigurisë për këtë procedim penal janë nxjerrë në vijim të procedimit penal për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ku pas hetimeve të kryera, në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, ngjarje për të cilën më herët janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Hetimet për punonjësit e strukturës policore, përgjegjës për këtë zonë, vijuan nga strukturat e hetimit të SHÇBA Fier.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet