Shefi i Antidrogës së Durrësit gjobëvënie biznesmenëve, në pranga me urdhër të SPAK! Shantazhoi pronarin se do i mbyllë lokalin, i mori 10 mijë euro

DURRËS - Shefi i Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi është arrestuar me urdhër të SPAK dhe kërkesë të AMP, për shpërdorim detyre dhe Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një skemë gjobvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar të Durrësit.

Gazmir Preçi ka shantazhuar pronarin e një klubi nate te Ura e Dajlanit se do t’i mbyllë biznesin dhe i ka kërkuar si ‘gjobë’ 20 mijë euro. Duke shfytëzuar pozitën e tij drejtuese, shefi i Antidrogës në Durrës ka arritur që t’i marrë pronarit të lokalit në fazën e parë vetëm 10 mijë euro.

“Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit”, njofton policia.

Pas hetimeve që AMP ka zhvilluar për disa javë, i është drejtuar SPAK me kërkesë për urdhërarrest për policin Preçi. Ai u arrestua mbrëmjen e sotme, 15 gusht 2024, ndërsa në momentin që mbërrin në komisariat dallohet me pranga në duar, shapka dhe pantallona të shkurtra.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumente që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

1723751684_1723750833gazmirprei.jpg

Shefi i Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zakarel zaka: 15/08/2024 22:49

    Kalbeni ne burg

    Përgjigju
  • EXP RENTAL CARS: 15/08/2024 22:35

    po keto jane dhe cuna te rinj po ca populli paskena qen per te vene ulerimat po ju shtofte jeta spakut qe po i tregon vendin ordinereve te policise.

    Përgjigju
  • Genti: 15/08/2024 22:31

    Korrupsion vjedhje nga te gjitha anet.Mjerr ne ku jetojm

    Përgjigju
  • Or tej: 15/08/2024 22:15

    Shefa antidroge e policie qe jane me te keqinj se kriminelet or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • O sa mire me qene shqiptar: 15/08/2024 22:12

    Ca bëhet aty or aman,po na mbytën, korrupsion i gjallë,qe nga me i vogëli deri te më I madhi...hajde Shqipëria2030 hajde

    Përgjigju
    • Beni: 15/08/2024 22:48

      Shqiptaret kan rreshkit o mret

  • Tiku: 15/08/2024 22:10

    Po nendrejtori policis durres bujar deljadhisi kur e ka rradhen

    Përgjigju
  • Lwls: 15/08/2024 22:09

    Keta qe do na mbrojn femijet ngs droga ca ke ber o rama me re sigurt besoj se jeni ekuador o njeri felliqesir o i pabbes kemi luftuar per mty o vemje harrem cdo gke ndyrsir smarim dot nje te drejt pa paguar gjoben o ndyrsir o besprem u denofte zoti per ate qe i keni ber ketij populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)