I mori në shtëpi, u dha drogë dhe i përdhunoi, Aktori i njohur amerikan dënohet me 30 vite burg

I mori në shtëpi, u dha drogë dhe i përdhunoi, Aktori i njohur amerikan dënohet me 30 vite burg

Aktori amerikan, Danny Masterson, është dënuar me 30 vite burg për përdhunimin e dy grave. Masterson luajti në “That 70 Show”, një serial televiziv që u transmetua në fillim të viteve 2000.

Prokurorët pretenduan se 47-vjeçari, ishte mbështetur në statusin e tij si një anëtar udhëheqës i Kishës së Scientologjisë për të shmangur përgjegjësitë.

Teksa gjyqtari lexonte vendimin për dënimin e tij, bashkëshortja e tij, Bijou Phillips, u pa prezente në gjykatë, e cila shpërtheu në lot.

Masterson u shpall fajtor në maj në një rigjykim pasi juria e parë gjykuese nuk ishte në gjendje të merrte një vendim në vitin 2022. Aktori u dënua pasi tre gra dëshmuan se ishin sulmuar seksualisht në shtëpinë e tij në Hollywood nga viti 2001 deri në 2003, në kulmin e famës së tij televizive.

Gjykata dëgjoi dëshminë se ai u dha atyre drogë përpara se t'i përdhunonte. Ai u shpall fajtor për përdhunim ndaj dy nga tre akuzuesit e tij. Akuzat e ngritura nga gruaja e tretë u shpallën të pavlefshme dhe prokurorët thanë se nuk kishin ndërmend ta përsërisnin rastin.

Pas dënimit të tij, Masterson u konsiderua si person i rrezikshëm dhe u dërgua në paraburgim. Aktori u akuzua për herë të parë për përdhunim në vitin 2017 në kulmin e famës së tij. Ai i mohoi akuzat dhe tha se secili nga takimet ishte konsensual. Akuzat erdhën pas një hetimi tre-vjeçar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite