Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Shuip Camin oficerin e policisë gjyqsore në policinë e Dibrës dhe detyrim paraqitje për Aldo Pucën, pasi dyshohen se i ka marrë personit me inicialet A.Sh një shumë prej 3 mijë euro për ta fovorizuar në një procedure gjyqësore.
Prokurorja Dorina Bejko gjatë hetimeve ka konstatuar se personi tjetër Aldo Puca në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka përmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore.
Sipas prokurorisë Puca duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, ai nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë.
Ndaj Shuip Cami SPAK ka ngritur akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë ku dënimi shkon deri në 10 vite.
E ndërsa për oficerin e prokurorisë Aldo Pucën hetusit thonë se ai po hetohet vetëm për shpërdorim detyre me një mazh dënimi deri në 7 vite burg.