Arrestohet në Rinas 35 vjeçari, pjesë e grupit të supermashtruesit Florian Gjergji' U hoqën si Taulant Balla, i morën biznesmenit 100 mijë euro

Arrestohet në Rinas 35 vjeçari, pjesë e grupit të supermashtruesit Florian Gjergji' U hoqën si Taulant Balla, i morën biznesmenit 100 mijë euro

Elbasan- Argen Hoxha 35-vjeç ishte gati të linte Shqipërinë. Ndoshta kishte marrë informacione se autoritetet i ishin vënë nga pas, derisa policia kufitare e ndaloi në Rinas, pak para se të nisej me avion. I riu nga Tirana dyshohet të jetë i përfshirë në zhvatjen e biznesmenit Flamur Rrushi, të cilit, përmes mashtrimit arritën t’i marrin 100 mijë euro.

Dirigjent i skemës që ka prekur disa biznesmenë në vend, është super-mashtruesi në kërkim Florian Gjergji.

Më 1 maj të këtij viti, biznesmenit Flamur Rrushi i mbërriti një mesazh në celular me kërkesën për t’i dhënë 100 mijë euro duke iu prezantuar si ministri i Brendshëm , Taulant Balla.

Pas disa bisedave, biznesmeni i kompanisë së transportit ndërkombëtar të mallrave, sipas udhëzimeve nga personi që mendonte se ishte ministri Balla, i dorëzoi paratë tek një taksist në Tiranë. Ky është ndër rastet e paktë që me skemën klasike të zhvatjes së parave duke folur në emër të zyrtarëve të rëndësishëm, 39-vjeçari shkodran të arrinte t’i merrte në dorë paratë.

Kur kuptoi se numri me të cilin kishte biseduar nuk ishte i ministrit, biznesmeni denoncoi në polici. Edhe taksisti të cilin super mashtruesi kishte dërguar për të marrë paratë, rezultoi të ishte pre e skemës, pasi nuk e dinte për çfarë bëhej fjalë.

Florian Gjergji i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet që skemën dhe njerëzit t’i drejtojë nga Gjermania, ka shfrytëzuar emra të rëndësishëm politikanësh për të marrë para na biznesmenë të ndryshëm, por në pjesën më të madhe skema e tij është nuhatur dhe policia ka kryer arrestime në flagrancë në momentet që do të bëhej shkëmbimi i parave.

Njoftimi i policise

Vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili nga hetimet dyshohet se është i implikuar në një rast mashtrimi, të goditur nga Policia, rreth 1 muaj më parë. Ky shtetas u kap në bashkëpunim me shërbimet e PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, si dhe i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaloi në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor,Argen Hoxha, 35 vjeç, banues në Tiranë.

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, Flamur Rrushi

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë autorëve të këtij rasti.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas