‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë €’, del sërish në skenë Florian Gjergji! Si u mashtrua biznesmeni: I mora lekët borxh te të afërmit, ia dhashë taksistit

TIRANË- ‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro’. Një tjetër skemë mashtrimi pas së cilës dyshohet se fshihet supermashtruesi Florian Gjergji është zbuluar nga policia, pre e së cilës ka rënë një biznesmen nga Librazhdi, Flamur Rrushi. Pa e menduar dy herë se pas këtij mesazhi mund të fshihej një mashtrues, biznesmeni paketoi 100 mijë eurot në një kuti këpucësh, i mbuloi me një qese të bardhë, dhe ia dorëzoi ‘mikut të Taulant Ballës’.

Por më pas, Rrushi kuptoi që personi që e kishte kontaktuar nuk ishte ministri Balla, për të cilin thotë se e mik familje, dhe kështu iu drejtua policisë për kryer denoncimin.

Report Tv dhe Shiptarja.com ka siguruar vendimin e rastit të fundit të mashtrimit të Florian Gjergjit, ndër rastet e pakëta që skema e tij ka funksionuar duke zhvatur paratë. Më datën 1 maj, Rrushit i cili administron një subjekt për transport ndërkombëtar mallrash me xhiro vjetore rreth 1 milion euro, i mbërrin mesazhi nga ‘Taulant Balla’, ku i kërkohen 100 mijë eurot. 

“Jam në drekë, ma mbaron një porosi? Do kaloj një miku im andej, jepja 100 mijë euro dhe rregullohemi”, thuhej në mesazh.

Biznesmeni ka rënë dakord direkt dhe më pas është diskutuar për vendin e takimit. Ai është takuar me personin i cili do të merrte paratë në një spital privat në Tiranë. Taksisti Kristjano Përndoj ka marrë paratë dhe është larguar, pa zbritur nga makina.

Në dosje thuhet se Flamur Rrushi i mori 100 mijë eurot borxh te të afërmit e tij për t'ia dhënë Taulant Ballës dhe më pas borxhin e ka shlyer pjesërisht pasi ka tërhequr para nga banka.

"Shumën prej 100 000 euro deklaron se ia ka marrë borxh një të afërmi. Dhe më pas ia ka shlyer pjesërisht pasi i ka tërhequr. Deklaron se e ka mik familjar Ministrin Taulant Balla dhe ka patur një numër kontakti tjetër deklaron se me shtetasin e kallëzuar nuk ka folur me zë por vetëm me mesazhe", thuhet në dosje.

Një ditë më pas, 2 maj, biznesmeni ka kuptuar që është mashtruar dhe ka bërë denoncimin ne Policinë e Elbasanit. Gajtë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se me ndihmën e të afrëmeve ka kuptuar që personi me të cilin kishte komunikuar, nuk ishte numri që përdorej nga ministri Balla.

Më datë 3 maj, Policia ka arrestuar taksistin nga Lezha. Përveç një thike dhe disa fishekëve që iu gjetën në shtëpi, atij iu sekuestruar celulari, brenda së cilit u gjet një komunikim me rëndësi për hetimin.

Sipas dosjes së siguruar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, taksisti është kontaktuar më 1 maj nga një person i paidentifikuar, i cili i ka kërkuar që të shkojë deri në Tiranë dhe të marrë një porosi. Fillimisht 32-vjeçari Përndoj është treguar skeptik duke e pyetur nëse është diçka e ligjshme, por kur ‘ai i ka ofruar 100 mijë lekë të vjetra, taksisti ka pranuar.

Mashtruesi: Te spitali. 100 mijë po të jap

Taksisti: O shok a është e ligjshme

Mashtruesi: Po me vlla ca thu

Taksisti: te nisem. Pra mos te humb ma kohe

Pasi gjithçka kishte përfunduar dhe porosia ishte në duart e Përndojt, ky i fundit i shkuan Gjergjit mesazhin në orën 22:14: Faleminderit shumë shok!

Megjithatë, me vendim të Prokurorisë Elbasan, Kristjano Përndoj u lirua nga arresti pasi veprat penale në ngarkim të tij nuk janë vërtetuar, përfshirë atë të mashtrimit, pasi me sa duket ka qenë vetë i mashtruar nga Florian Gjergji për të marrë sasinë e parave. Njëkohësisht edhe veprat penale për thikën dhe fishekët e gjetura në banesë bien pasi ato janë të babait të tij Ndoc Përndoj.

Mashtrimet e Florian Gjergjit

Florian Gjergji, edhe më herët ka tentuar të zhvat para nga biznesmenë të ndryshëm me të njëjtën skemë: Duke u shtirur si njerëz të pushtetit, nga Erjon Veliaj e deri tek Niko Peleshi. Në pjesën më të madhe të rasteve biznesmenët e kanë nuhatur skemën dhe njoftuan policinë, e cila ka kryer arrestime në flagrancë në momentet që do të bëhej shkëmbimi i parave. Këtë skemë e kuptuan Pëllumb Salillari, Ramë Geci, Geront Çela dhe Aleksandër Gavoçi, por jo një drejtoreshë e Vilma Nushit, e cila e besoi mashtruesin dhe i dha 50 mijë euro.

Florian Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet se gjithçka e bënë nga Gjermania, por deri tani nuk është mundur të lokalizohet për t’u arrestuar dhe dhënë llogari për skemën e tij të çmendur të të shtirurit si “njeri i pushtetit” që kërkon para te biznesmen të fuqishëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
‘O shok a është e ligjshme’, biseda mes mashtruesit dhe taksistit: Do të jap 100 mijë lekë, më merr një porosi! Si iu morën 100 mijë eurot biznesmenit në emër të Ballës

1714929837_balla.jpg

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin të zbardhur bisedën mes taksistit Kristjano Përndoj dhe mashtruesit, i cili i ka kërkuar që të shkojë nga Lezha në Tiranë për të marrë një porosi. Taksisti është personi që ka marrë 100 mijë eurot nga biznesmeni Flamur Rrushi, i cili ka rënë pre e mashtrimit ku përdorej emri Taulant Balla. Pas kësaj skeme dyshohet se fshihet Florian Gjergji.

Gjatë bisedës me personin i cili e kontaktoi për të marrë ‘porosinë’ në Tiranë, taksisti e pyet nëse është e ligjshme. Ai i thotë që do t’i japë 100 mijë lekë për porosinë dhe e siguron që s’ka asgjë të paligjshme.  

Biseda

Mashtruesi: Si je. Sa than rruga deri në Tiranë me marr një porosi.

Taksisti: Deri në Tiranë 50 është.

Mashtruesi: Për sa mundesh me ik. A shkon deri 9-pak te Hygea tiranë.

Taksisti: Besoj që po

Mashtruesi: Te spitali. 100 mijë po të jap

Taksisti: O shok a është e ligjshme

Mashtruesi: Po me vlla ca thu

Taksisti: te nisem. Pra mos te humb ma kohe

Mashtruesi: ok nisu

Taksisti: ok.

Ora 20.18 telefonate pa përgjigje. Ora 20.19 telefonate me kohëzgjatje 53 sek

Mashtruesi: sa minuta larg je

Taksisti: besoj 15 min këtu jam.

Taksisti: Shok kam mbërri.

Mashtruesi: okk,

Taksisti: Merr tel at porosinë thuj këtu jam

Kanë një telefonate zanore 38 sekonda, 23 sek, 14 sek

Në orën 22.14 dërgohet sms: flm shume shok.

Ora 14:00
‘I kisha futur me një kuti këpucësh dhe qese të bardhë’, si i dorëzoi biznesmeni 100 mijë eurot tek taksisti! U mashtrua me emrin e Taulant Ballës

Biznesmeni nga Librazhdi Flamur Rrushi ka rënë pre e një skeme mashtrimi pas të cilit dyshohet se fshihet Florian Gjergji.Ky i fundit akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë në vend duke përdorur emrat e politikanëve dhe zyrtarëve.

Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar dosjen e rastit të mashtrimit të Flamur Rrushit, i cili ka dhënë 100 mijë euro, duke u mashtruar sikur ia kishte kërkuar ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Në dosje tregohet edhe momenti kur i ka dorëzuar paratë tek një taksist në Tiranë, i cili ishte dërguar aty për të marë një porosi, por deri më tani sipas hetuesve nuk e dinte për skemën e mashtrimit.

Më datë 1 maj biznesmeni Rrushi ka dorëzuar 100 mijë eurot tek taksisti Kristjano Përndoj në një spital. Biznesmeni i kishte futur paratë në një kuti këpucësh të mbuluar me qese të bardhë dhe më pas ka ikur.

“Me datë 02.05.2004, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është paraqitur shtetasi Flamur Rrushi, i biri i Sheftki dhe Xhenike, i datëlindjes 22.11.1967, lindur dhe banues në fshatin Qukës, bashkia Librazhd, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me gjendje civile i martuar me arsim të mesëm, me ne personal G71122107G, i cili ka deponuar kallëzimin

Në deklarimin dhe kallëzimin e tij shtetasi Flamur rrushi kallëzon se: "Eshtë paraqitur në polici pasi do të bëjë kallëzim, pasi në datë 01.05.2024, në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin "Taulant Balla, i cili fillimisht i ka dërguar mesazh dhe me pas e ka telefonuar 2 herë nëpërmjet Viber, por nuk i është përgjigjur pasi nuk dinte ta përdorte Viber. Më pas kontakti me emrin "Taulant Balla", i ka dërguar mesazh duke i thonë jam në një drekë", "ma mbaron një porosi", "do kaloj një miku andej jepja 100 mije euro dhe rregullohemi". Flaumri i ka kthyer mesazh duke i thënë "Ok", "të flasi me mua". Kontakti "Taulant Balla", i ka kthyer duke i thënë "ok po telefonon pas pak". Kjo bisedë është zhvilluar rreth orës 14:00 me anë të mesazheve. Më pas Flamuri ka komunikuar me telefon me një shtetas i cili posedonte numrin e telefonit 068**** dhe i ka thënë se po e priste në Librazhd, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se vonohej se kishte punë në Elbasan, ku më pas ka komunikua më me këtë shtetas pasi fiku telefonin. Rreth orës 17:00 po i njëjti kontakt me emrin "Taulant Balla, i ka dërguar përsëri mesazh duke i thënë "u lidhe me të", Flamuri iu përgjigj duke i thënë "po po e pres po vi unë në Tiranë dhe ndërkohë ai iu përgjigj duke i thënë "Faleminderit, nga e diela të bëjë telefon, hamë ndonjë drek". Rreth orës 18:00 Flamuri i ka dërguar përsëri mesuch personit dike i thëse "ka 3 orë që e pret dhe ka fikur telefonin" dhe në këtë moment ai i ka thënë "Eka dërguar diku tjetër dhe po munde mi sill nesër në Tiranë ", Flamuri përgjigjet duke i thënë "po”.

Sapo Flamuri mbërriti në Tiranë, i dërgon mesazh duke i thënë "Arrita", por ai i ktheu duke i thënë "Se po vonohet pak, prite pak nëse mundesh, nëse jo lëviz". Flamuri i shkruan "Po e pres dhe ku ta pres", ai i përgjigjet "te spitali Hygea". Rreth orës 21:15 Flamurin e telefonon numri 069**** duke i thënë që është brenda në spital dhe i dha sinjal me dritat e makinës. Flamuri vuri re se ky shtetas kishte një automjet tip Mercedez Benz, me targa AE924T dhe lexonte "Taxi". Pas kësaj Flamuri afrohet te mjeti dhe në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili nuk zbriti, dorëzon shumën e 100 mijë eurove të cilat i kishte futur në një kuti kartoni dhe kutin e kartonit në një qese të bardhë”, thuhet në dosje.

Ai ka kuptuar se ka rënë pre e mashtrimit, kur përmes të afërmve ka zbuluar se nuk kishte numri i ministrit, për të cilin thotë se e ka të afërm.  

"Është ripyetur si person që ka dijeni shtetasi Flamur Rrushi i cili ka deklaruar se është administrator i një shoqërie tregtare me objekt veprimtarie transport ndërkombëtar mallrash me xhiro vjetore rreth 1 milion euro. Shumën prej 100 000 euro deklaron se ia ka marrë borxh një të afërmi. Dhe më pas ia ka shlyer pjesërisht pasi i ka tërhequr. Deklaron se e ka mik familjar Ministrin Taulant Balla dhe ka patur një numër kontakti tjetër deklaron se me shtetasin e kallëzuar nuk ka folur me zë por vetëm me mesazhe. Vijon deklarimin duke thënë se I ka bërë më drita një taksi pasi kishin folur dhe në telefon drejtuesi I mjetit nuk ka dal fare nga mjeti po i ka thënë fute mbrapa sediljes. Vlerën monetare e kishte futur në një kuti kartoni këpucësh dhe një qese të bardhë dhe e kishte lënë te taksia me targa AE924T dhe ishte larguar taksia dhe kallëzuesi. Pasi ka dërguar sms ne viber që ia dhashë i vjen përgjigja ok fola të falenderoj. Deklaron se për herë të fundit ka komunikuar me numrin në viber më datë 02.05.2024 ora 17.30 ku i ka shkruar që a ke ndonjë gjë. Me ndihmën e një të afërmi ka kuptuar që numri nuk ishte i ministrit. Deklaron se për momentin nuk ka dyshime te asnjë person", thuhet në dosje. 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/05/2024 02:34

    E gjitha kjo ndodh per shkak te mendesise shqiptare dhe zakonit turkoshak qe per cdo gje duhet te japesh para e sidomos kur behet fjale per emra personash te rendesishem ne mes,te cileve u rrihet gjithemone /lepe-peqe/,kuptohet pse.S,d.q ky Floriani e di si funksionojne gjerat ne Shqiperi,prandaj gjen shesh e ben pershesh.Besoj se ju kujtohet ajo historia me Like Floririn qe i kishte kerkuar nje shume te madhe monetare para zgjedhjeve,atij zoterise Ismailataj,a si quhej,qe beri tere ato vite burg per Cez-Dian dhe ai rast nuk ishte mashtrim,ishte faktim qe politikanet kerkojne para dhe pikerisht kete ka shfrytezuar ku mashtruesi F.Gjergji.Nje gje nuk na thate,parate ja kapi policia taksistit,apo i kishte nisur ?!

    Përgjigju
  • ???: 09/05/2024 19:38

    E pa kuptueshme kush është Tulant Balla e kujt i plasi po të mori në tel të të kërkoj lekë thuaj më mirë F....You sesa t'i japësh lekë!

    Përgjigju
  • Olti: 09/05/2024 17:59

    E paske ndërgjegje e pastër*biznesmeni* direkt 100????

    Përgjigju
  • Vaj_me_det: 09/05/2024 17:49

    Ore po ky minister apo drejtues shteti duhet te dergohet ne SPAK se Ai Rrushi cne do i jepte 100 000 euro Taulantit per cfare se po mos e njifte si merka nje minister apo kryetar bashkie e kerkonka 100 neper biznesmena pra ata kan pas mardhenie te kesaj natyre Hetim o popull hetim ministri Rendit do na ruaj ne ky trailant per vete o vaj me det ku po shkon ky vend

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 09/05/2024 16:54

    Është LOJË: 1.Nuk mundet të dorëzohen 100.000 € askujt pa dokument NOTERIAL edhe vëllait.Bisezmeni dihet të mirre tel..insistoi mqs thot e ka mik Shtëpie.. ndaj gënjen.. 2.Taksisti nuk duhet të lëvizte nga Lezha pa marr lekët në dorë për udhëtimin Lezh-Tiranë. 3.Kujt ja dha 100.000 € Taksisti..? Si..a ishte njeri APO KAFSHË..?? Çjan këto marrzi..? -Të arrestohet Taksisti mashtrues nëse nuk ka filmuar Hajdutin..!

    Përgjigju
  • Shoku Taos: 09/05/2024 16:29

    Sh mire ja kane bere nje debili si ty. Jo 100mije por 1 milion te te kishte kerkuar. Ke ngrene ne nje pjate me Taon prandaj stu ka dridh dora injorant. O zot sa budalla

    Përgjigju
  • Pet.: 09/05/2024 15:58

    O mik nuk sqarove pse doje te i jepje ministrit 100 000 euro ashtu tak-fak?.Sikur .....

    Përgjigju
    • I.M: 09/05/2024 17:20

      Po të ishte ministri nuk do e denonconte, se e fusnin brenda për shpifjen që shpik

    • Po mër po: 09/05/2024 16:03

      Nuk e thotë a e njeh ministrin apo jo që desh më i dhan lekët? Arsyeja? E denoncon rastin pasi e kuptoi që nuk ishte ministri. Historia nuk përputhet

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar