I mori paratë dhe i premtoi punësim në Gjermani, arrestohet për mashtrim 29-vjeçarja në Tiranë

I mori paratë dhe i premtoi punësim në Gjermani, arrestohet për mashtrim 29-vjeçarja në Tiranë

Foto ilustruese

Një 29-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë para një qytetari me pretendimin për ta punësuar në Gjermani.

Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për 29-vjeçaren me iniciale V. G.

"Më datë 04.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. K., me pretendimin për ta punësuar në Gjermani", thotë policia. 

Nuk dihet se sa është sasia e parave të marra nga 29-vjeçarja, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!