I moshuari flokëbardhë në Tiranë

I  moshuari flokëbardhë në Tiranë

Mes dy gëmushave dekorative, në cepin e oborrit të një hoteli të rëndësishëm në Tiranë, një i moshuar qëndron. Xhaketë e vjetër, çorape të leshta e mbi to çorape disi më moderne, duket se e mbrojnë nga i ftohti i papritur i këtyre ditëve të mesprillit. Ca fara luledielli për të shitur, pak paketa cigare dhe shumë mendime, por mendimet e tij na peshojnë më shumë neve që e shohim nga larg e nuk kemi as guximin ta shqetësojmë. Sa e ka pensionin? A ka shtëpi? Ku e ka? A i del të blejë ilaçet? Eshtë nga Unaza e Madhe? Eshtë nga Bregu i Lumit? Eshtë tiranas, lab apo tropojan?

Shteti, Shtetet shqiptare bënë kurthet më të tmerrshme për vetë shqiptarët: Për të marrë votën i krijuan iluzionin se mund të vinin në Tiranë, të zinin një copë tokë e të ndërtonin shtëpinë e ëndrrave. Çfarë mrekullie të jetosh në Tiranë! Një shtëpi e vogël te Bregu i Lumit apo te Unaza është shumë më mirë se shtëpia në fshatin e thellë të zonës së Dibrës, Gramshit, Tepelenës, Vermoshit, Ersekës, ku s'ka ujë, drita, rrugë, shkollë, spital. Të paktën në Tiranë ka gjithçka.

Por kjo ëndërr, si në ëndrrat më të këqia, po ndërptitet për disa. Sigurisht nuk janë në rregull me ligjet, sigurisht kanë zënë toka, sigurisht nuk kanë bërë legalizimet, sigurisht u ka rënë në kokë plani rregullues që e bën qytetin më të bukur për të tjerë, për shumicën, por jo për ata.

Nuk e dimë, nuk patëm guximin të flisnim me të moshuarin të ulur në mes të gëmushave. Ai mund të jetë gjithçka nga sa shkruam për të, ose asgjë nga kjo; dora e madhe plot rudha ku mbështeste menduar kokën e bardhë sikur na tha: "Ju mund të keni më shumë se unë. E gjithë Tirana mund të ketë më shumë se unë, por paqen, mes dy gëmushave dekorative, në cepin e oborrit të një hoteli luksoz, askush nuk e ka", ndaj e lamë në atë paqe të paqtë. Ndërsa dielli po perëndon edhe në Tiranë, urojmë që i moshuri të jetë larguar e policia bashkiake të mos të ketë prioritet operacioni largimin e tij nga gëmushat e hotelit, që fsheh me siguri rreziqe më të mëdha.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klea: 14/04/2019 16:24

    Ik o xhaje se po te pane ata te policise Bashkiake si toni beni qe e ka shtepine afer ose ermal kapllani te jesh i sigurte se si xhepista te vjeter policie edhe 200 lekshin ta marrin.

    Përgjigju
  • Drin: 12/04/2019 23:48

    Sigurisht sigurisht sigurisht…i shqiptare edhe doni shtet dhe zhvillim dhe pastaj qaheni, ky plaku rrezik nuk eshte dhe aq i ardhur se te ardhurit kane zene vend mire duke xanun tokat ma t'mira. Eshte nje djale qe ka qe kalama tani duhet te jete nja 25 vjet, bredh qytet rreth e qark nate per nate me kuti ne dore. Po ai?

    Përgjigju
  • asllan kaziu: 12/04/2019 17:59

    Xhaja eshte nga Dibra, banon ne Tirane, shet cigare te .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike