PËRMET- Një grua 80 vjeçe është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Pëllumbarë të Përmetit. Sipas policisë, punonjësja që përkujdesej për çiftin, ka gjetur të pajetë dhe me shenja dhune të moshuarën Afroviti Peçi.
Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se e moshuara është goditur me shkop nga bashkëshorti i saj, 82-vjeçari, Leonidha Peçi.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat 82-vjeçarin i proceduar penalisht edhe më parë për “Dhunë në familje”.
'Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.
Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.