Iu ndalua të lëviznin lirisht, avokatët bojkot 5 ditë gjyqeve, gjykata e Durrësit i fton në bisedime

Gjykata e Durrësit ka reaguar pas bojkotit të avokatëve duke deklaruar se mbrojtësit ligjor janë lënë jashtë për shkak të mungesës së ambienteve, volumi i punës së cilës është rritur ndjeshëm pas kalimit në Gjykatë të Juridiksionit të Përgjithshëm që mbulon 4 bashki.

Në këtë deklaratë, Gjykata e Durrësit i hap rrugë dialogut përmes një takimi me drejtues të Dhomës së Avokatisë për të parë çdo mundësi për zgjidhjen e ngërçit. Ndërsa Dhoma e Avokatise e drejtuar nga Lorval Petani shprehet e vendosur për të vazhduar bojkotin një javor.

“Qasja e Gjykatës për të lënë avokatët jashtë, në një ambient shumë të vogël dhe të tejmbushur me njerëz, jashtë çdo kushti higjenik, në një sezon si virozash ashtu edhe temperaturash të larta është e papranueshme dhe denigruese për figurën e avokatit. Nuk kemi një vendim të shkruar akoma, që të pasqyrohet arsyeja e lënies jashtë, thjesht është një vendim i administratës dhe është bërë bllokimi tek dera hyrëse e gjykatës. Vendimi na është komunikuar tek për tek” tha Lorval Petani Kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës.

Rreth 500 seanca gjyqësore të parashikuara për t’u zhvilluar në gjykatë, rrezikojnë të dështojnë, pasi avokatët marrin pjesë vetem ne seancat për dhënien e masave të sigurisë, ndërsa seancat e tjera për çështje civile apo penale do të shtyhen për një afat tjetër. Lënia e avokatëve jashtë dyerve të gjykatës, deri në nisje të seancave nxiti reagimin e tyre, ndërsa të gjitha palët pranojnë se në Durrës duhet ndertuar nje godine e re per gjykatën.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?

Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?