Himarë, i ndërtuan pa leje një javë më parë, IKMT shemb objektet në Palasë

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Himarë në bashkëpunim me IKMT kanë ekzekutuar urdhrin për prishjen e objekteve pa leje në Palasë. Këto objekte ishin ndërtuar vetëm një javë më parë.

Në lidhje me këto ndërtimet pa leje Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim investitorin e tri objekteve pa leje që po ndërtoheshin në fshatin Palasë, Dhërmi.

Në pranga kanë rënë Flamur Bega, Alvin  Sinani, Bilbil  Zhima, Murat  Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis  Shahinaj dhe Elvis  Selimja. Ndërkohë është shpallur në kërkim investitori Vesir Gjikolaj.

Kujtojmë se në të gjithë vendin vijon operacioni 'Bregdeti ynë', për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 05/11/2021 11:45

    Kur do t'a kuptojnë njerëzit që Shqipëria është e shqipëtarëve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur