Gara e skijimit prej 50 km për meshkuj në Lojërat e Pekinit u shkurtua në 30 km, por kjo nuk ndihmoi aspak Remi Lindholm përfaqësuesin Finlandës, i cili kishte nevojë për një ngrohëse në fund të garës për të shkrirë një pjesë veçanërisht të ndjeshëm të trupit, penisin.
Lindholm kaloi pak më pak se një orë e 16 minuta duke përshkuar rrugëtimin e garës në mes të erës së fortë, temperaturave ekstremisht të ulëta, që edhe çoi në ngrirjen e penisit të tij për herë të dytë në një garë skijimi. Incidenti i parë ka ndodhur në Ruka, Finlandë vitin e kaluar.
“Mund ta merrni me mend se cila pjesë e trupit ishte paksa e ngrirë kur mbarova… ishte një nga garat më të këqija në të cilat kam marrë pjesë.”, tha ai për mediat finlandeze.
Kostumet dhe shtresat e poshtme të veshura nga sportistës, ofronin pak mbrojtje.
Lindholm shpjegoi se ai përdori një paketë nxehtësie për t'u përpjekur të shkrinte shtojcën e tij pasi të mbaronte gara. “Kur pjesët e trupit filluan të ngroheshin pas përfundimit, dhimbja ishte e padurueshme,” shtoi ai.