Edhe një nga vendet më të pastra dhe më të izoluara në botë është i “sëmurë”. Liqeni Baikal, në Siberinë e largët, i njohur si një mrekulli e natyrës, është liqeni më i thellë në botë dhe mban një të pestën e ujit të ëmbël të planetit, si dhe është shtëpi për një biodiversitet të madh me mbi 3700 lloje të kafshëve dhe bimët që jetojnë në të gjithë zonën.
/Shqiptarja.com
Për fat të keq, megjithatë, siç kanë vënë në dukje biologët dhe studiuesit, liqeni sot po përjeton "krizën më të madhe në historinë e tij". Ka gjithnjë e më pak peshq në ujërat e tij të ndotur për shkak të disa kompanive që operojnë në zonë, ujëra të cilat po ndoten gjithnjë e më shumë për shkak të turistëve dhe ku algat po rriten dalë-ngadalë duke ndihmuar në vrasjen e sfungjerëve, thelbësorë për biofiltration.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










