I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Wisner: Në frymën e Ditës së Aktivizmit le të ëndërrojmë së bashku dhe të sjellim ndryshime në komunitetet tona

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner në një aktivitet të zhvilluar për Ditën Kombëtare të Aktivizmit, në Tiranë ka përcjellë mesazhin që në frymën e kësaj dite le të vazhdojnë të gjithë të ëndërrojnë për gjëra të mëdha të cilat më pas t’i bëjnë realitet.

“Mendoj se nuk ka një person që mund të jetë zëdhënës më i mirë i aktivizmit se Arxhei, ai ka thyer steriotipet dhe ka ndryshuar mendësi me pozitivitetin e tij përfshirë dhe këtë mëngjes me shkollën e nxënësve që nuk dëgjojnë duke dhënë një performancë të shkëlqyer. Ai është një model që ka dhënë mbrojtur gjithpërfshirjen dhe barazinë dhe shprehur kundër bullizmit. Ai është shumë mirënjohjës Arxheit dhe miqve të tij që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar e për tu bashkuar me festimet tona e për të ndarë historinë e tij.

Në frymën e ditës kombëtare të aktivizmit le të vazhdojmë të ëndërrojmë së bashku ëndrra të mëdha. Le ta sfidojmë njëri tjetrin për të bërë ato ëndrra realitet që sjellin ndryshime në komunitetet tona. Shpresoj që të lidhemi me ju pë të dëgjuar për sukseset tuaja”, tha ai.

Pas ceremonisë të ftuarit kryesorë do të ecin në këmbë tek Sheshi Italia përpara Stadiumit për të vizituar panairin e aktivizmit.


Lajmi kryesor:

Ambasada e SHBA në Tiranë vlerëson 5 persona me aftësi ndryshe! Aktori Hollywood-it, RJ Mitte motivon me historinë personale, tregon se vuan nga paraliza cerebrale


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?