I njëjti skenar si me djalin e hallës/ Detaje të reja nga vrasja mbrëmë në Peqin dhe pista e hetimit

Report Tv zbardh detaje të reja nga atentati mbrëmë në aksin Elbasan-Peqin ku u vra 26-vjeçari Andi Zylyfi, ndërsa shoku i tij Ardit Uruçi mbeti i plagosur rëndë. Deri tani janë shoqëruar disa persona, një pjesë e të cilëve dëshmitarë që mund të kenë informacion për autorët.

Ndërkohë që po shikohen edhe kamerat e sigurisë në bizneset pranë rrugës kryesore ku iu bë atentati dy të rinjve për të shkuar në identifikimin e autorëve. Autorët duket se kanë pasur informacion të saktë dhe vrasja ka qenë e planifikuar, pasi Zylyfi kishte vetëm 3 ditë që ishte kthyer nga Holanda. Në datë 10 dhjetor ai ishte kthyer në Elbasan, ndërsa tre ditë më pas, pra mbrëmë u ekzekutua.

Dy të rinjtë janë pa precedent penal, ndërsa pista e vetme ku po hetohet tani është larja e hesapeve, lidhur me ngjarjen e një viti më parë ku Zylyfit iu ekzekutua djali i hallës. Andi Zylyfi është kushëriri i parë(djali i hallës) së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur  Erdal Duranay.

Fakti që Endrit Alibej u vra sapo ishte kthyer vjet nga Holanda dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me kushëririn e tij mbrëmë, policia dhe prokuroria po hetojnë në këtë pistë. Autoritetet shqiptare kanë nisur letër porositë për informacion në Holandë në lidhje me Zylyfin nëse ka qenë i skeduar atje.  Shkak i ekzekutimit të Endrit Alibejt vjet dyshohet se ka qenë përplasja për pazaret e drogës, por ende vrasjet janë pa autor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja