Ekzekutohet në Peqin Andi Zylyfi, miku plagoset në kokë! Djali i hallës iu vra për drogë në 2018 (VIDEO)

ELBASANNjë vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Përparim  në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Viktimë e këtij atentati ka mbetur Andi Zylyfi, 26-vjeç. Edhe pse 26-vjeçarit është tentuar t'i jepet ndihma e shpejtë, ai mbërri pa shenja jete në spital. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, ka mbetur i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në këmbë. Atentati ndaj dy të rinjve është bërë teksa ishin së bashku në një makinë tip 'Golf' ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të pa ditur.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 26-vjeçari, Andi Zylyfi i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë. Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua një vit më parë për pazare droge. Vetë, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Ndërkohë sipas policisë asnjëri prej dy të rinjve nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal. Ndërsa konfirmohet se objektivi i atentatit ka qenë, Andi Zylyfi.

VIDEO/Nga vendngjarja

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli për të ndaluar autorët. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Viktima Andi Zylyfi dhe i plagosuri Ardit Uruçi

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Ardi Veliu mbërrin në Elbasan për atentatin, policia shoqëron mbi 10 persona

Foto ilustruese


Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Velia ka shkuar në qytetin e Elbasanit pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme ku u ekzekutua Andi Zylyfi dhe u plagos Ardit Uruçi. Deri më tani janë shoqëruar së paku 10 persona të cilët po merren në pyetje për ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë në aksionin për kërkimin e autorëve po merr pjesë FNSH të cilët po përdorin edhe qenin gjurmues gjatë kontrolleve.

Ora 21:33
Niset drejt Traumës në Tiranë i plagosuri i atentatit në Peqin, mjekët: Është jashtë rrezikut për jetën

1576263859_URUCIARDIT.jpg

Është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, i plagosuri 23-vjeçar, Ardit Uruçi. Burime nga mjekët e Elbasanit konfirmojnë se i riu është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë është nisur drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.

Ai ka një goditje në kokë si pasojë e një plumbi rikoshet. Ndërkohë që ka edhe disa plumba të tjerë në këmbë.

Në ktë atentat mbeti i vrarë, miku i tij me të cilin udhëtonte në makinë, Andi Zylyfi.

Ora 20:50
Pamjet nga spitali/ Daja dhe xhaxhai transportuan Andi Zylyfin në spital me makinën e bërë 'shoshë' nga plumbat

Andi Zylyfi nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra nga plumbat e atentatit edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Kanë qenë daja dhe xhaxhai i Andi Zylyfit, të cilët e kanë transportuar në spital  me makinën në të cilën iu bë atentati nipit të tyre. Ndërkohë në spital ndodhet edhe miku i Andi Zylyfit, Ardit Uruçi, i cili ka marrë një plumb në kokë.

Makina tip 'golf 6', me targa AA 557 Yb duket se është dëmtuar nga plumbat e armës së zjarrit.

Ora 20:46
Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Peqin, viktima djali i ish-policit të burgut

1576266416_5df3e9b9ee76fVENDNGJARJES.jpg
Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Peqin mbrëmjen e sotme. Report Tv mëson se babai i 26-vjeçarit që u vra sonte, Hysni Zylyfi ka qenë polic në burgun e Peqinit disa vite më parë. Djali i tij, Andi Zylyfi  u ekzekutua sonte në atentat.

Ora 20:30
Detajet/  Vrasja e Andi Zylyfit me breshëri arme dhe lidhja e tij familjare me tre viktimat e atentatit të një viti më parë në Elbasan

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 26-vjeçarit, Andi Zylyfi mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Andi Zylyfi është kushuriri i parë(djali i hallës) së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur  Erdal Duranay.

Erdal Duranay, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri
Ora 20:12
Sapo ishte kthyer në Shqipëri, si u vra 26-vjeçari në Elbasan

1576264696_zylyfiandi.jpg
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se, 26-vjeçari Andi Zylyfi, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në rrugën Peqin-Elbasan, sapo ishte kthyer nga emigrimi nga një vend i evropës. 

Në momentin që i është bërë atentati ai ka qenë në makinë së bashku me të plagosurin, Ardit Uruçi, 23-vjeç.

Ndërkohë policia po ushtron kontrolle në të gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët e këtij krimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salheu: 13/12/2019 23:57

    Po su dogj i ghall salheu ska Shqipria qetësi.

    Përgjigju
  • Rema: 13/12/2019 21:21

    Kush eshte ndeshkuar deri me sot per krimet e kryera qe te enohen keta, askush

    Përgjigju
  • Emi: 13/12/2019 21:01

    Ky ashte brezi i demokracis Si kena shkollu per 30 vjete.

    Përgjigju
  • Andi: 13/12/2019 20:19

    Kurr me kyt pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim