Policia e Korçës pas një hetimi 1 mujor ku disa hajdutë përdornin të njëjtin mekanizëm, duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektro-shtëpiake, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Mekanizmi", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i një 23-vjeçari, ndërsa u shpallën në kërkim dy të rinj të tjerë.
Në pranga ra A.Z., 23 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim B.Q., 28 vjeç dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë, të cilët akuzohen për veprën penale "Vjedhja, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë". Policia sekuestroi edhe një automjet që autorët e dyshuar përdornin për të bërë vjedhjet.
Nga veprimet hetimore të kryera, këqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:
Më datë 06.12.2019, në banesën e shtetasit Ll.T., në lagjen nr.14, kanë marrë 1 orë dore.
Më datë 11.12.2019, në dyqanin ushqimor të shtetasit R.E., në lagjen nr.4, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe 24 steka cigaresh.
Më datë 14.12.2019, në pastiçerinë e shtetasit S.T., në lagjen nr.15, kanë marrë një sasi lekësh.
Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit A.D., në lagjen nr.4, kanë marrë një sasi lekësh.
Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit N.C., në lagjen nr.15, kanë vjedhur një televizor dhe pije freskuese.
Më datë 18.12.2019, në dyqanin e shtetasit V.T., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe 5 steka cigare.
Më datë 19.12.2019, në banesën e shtetases M.K., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një televizor dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.
Më datë 19.12.2019, në lokalin e shtetasit E.S., në lagjen nr.7, kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.
Komente

