I nxehti afrikan dhe pluhuri i Saharasë përfshin vendin! Nesër termometri shënon kulmin! Ja kur do kemi ulje dhe ca pika shi

Tirane Vala e të nxehtit ka përfshirë jo vetëm vendin tonë. Sot termometri në Tiranë në mesditë shënoi 39 gradë celcius. Ndërkohë kulmi arrihet  në 14:00 ku do të verifikohet nëse do të ketë tejkalim të kësaj vlere të temperaturës.

Temperaturat e nxehta do jenë edhe nesër.

“Kjo valë e të nxehtit është e shoqëruar me ngarkesë nga pluhuri i Saharasë që do të jetë present dhe nesër e të shtunën. Më pas do të kemi pastrim të ajrit nga kjo ngarkesë e ndotjes. Sot në mëngjes u duk me sy të lirë, mjegulla që është shumë shqetësuese për shëndetin e njerëzve”  thotë Anira Gjoni, specialistja e IGJEUM në një intervistë për Report Tv.

Edhe temperaturat e natës kanë regjistruar vlerën 20 gradë. Presim për natën e të premtes të shënojnë 24 gadë celcius në zonat e ulëta.

"Kulmin e të nxehtit për këto tre ditë, pritet ta kemi nesër ku kryeqyteti pritet të regjistrojë 40 gradë celcius” thotë Anira Gjoni, specialistja e IGJEUM në një intervistë për Report Tv.

Të shtunën do të ketë rënie me 2 gradë të temperaturave, dhe të dielën me 3 gradë. Pra në vendet e ulëta temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 36 garadë.

Qytetet më të nxehta?

Tirana, Fieri, Berati, Kuçova.

Shiu?

“Në fund të qershorit do të kemi ca pika shiu’ na tregon Gjoni

Po kështu të hënën temperaturat do të kenë një rënie, duke shënuar në nivelin 32 – 34 gradë Celcius.

 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve