I nxehti, në spitalin e Kukësit mbi 70 pacientë në ditë! Shfaqin shqetësime kardiake dhe vështirësi në frymëmarrje

Temperaturat e larta të korrikut kanë shtuar problemet kardiake tek shumë qytetarë. Në spitalin e Kukësit, mbi 70 pacientë paraqiten në ditë  për të kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e të nxehtit.

Fluks pacientësh me probleme kardiake por edhe gastrointestinale janë paraqitur ditët e fundit në spitalin Rajonal të  Kukësit për shkak të temperaturave të larta dhe ditëve të nxehta të korrikut.

Edvin Kovaçi, mjek kardiolog dhe Shefi i Kardiologjisë në këtë spital, shprehet se çdo ditë në këtë repart paraqiten mbi 15 pacientë që kanë probleme me zemrën.

“Temperaturat e larta ndikojnë në dy aspekte në çrregullimet e ritmit të zemrës dhe në uljen e tensionit dhe në këto momente volumi kryesor është pranë urgjencës i cili përballet me komplikacionet e të nxehtit që janë: dhimbjet e kokës, të vjellat, gjendjet e të fikëtit, çrregullimet e ritmit të zemrës etj. Kryesorja është të dehidratohen mirë, të shmangin qëndrimin në diell”, u shpreh Edvin Kovaçi.

Rritjen e  numrit të pacientëve që paraqiten për të kërkuar ndihmë pranë Urgjencës së Spitalit e pohon dhe mjeku i Urgjencës në spitalin e Kukësit, Neritan Biba, thotë rastet më të shumta janë të personave të sëmuret kronikë, por edhe ata me probleme të tjera

“Kemi rritje të numrit të rasteve me simptoma të sëmundjeve gastrointestinale, por  edhe shtim të personave të sëmurë kronik që bëjnë kontrolle mjekësore por këto janë efektet e temperaturave të larta. Është e nevojshme marrja e vitaminave të duhura siç është vitamina D dhe vitaminat që ndihmojnë në rastet e sëmundjeve gastrointestinale. kemi patur mbi 50-60 raste vizita për raste e sëmundjeve diareike dhe të sëmundjeve gastrointestinale që shoqërohen me humbje të lëngjeve të trupit. Duhet të tregojnë kujdes edhe të sëmurët kronikë me sëmundje të zemrës, frymëmarrjes etj”, tha mjeku Neritan Biba. 

Mjekët u bëjnë apel qytetarët që të shmangin daljet në orët e nxehta të ditës

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor