I nxehti ekstrem do të na shoqërojë edhe këtë javë. Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.
Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fund të javës dhe temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë në 43 gradë Celsius. Sipas ekspertëve temperaturat, mund të ndihen edhe më të larta për shkak se depërtimi masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi të lartë lagështire.
Edhe vlerat minimale nuk do të zbresin më poshtë se 26-27 gradë në zonat urbane duke bërë që për ditët në vijim vendi të përjetojë fenomenin e netëve tropikale.
Vendi ynë prej javësh tashmë po përjeton temperature të larta dhe mjekët kanë bërë thirrje që qytetarët, veçanërisht ata me sëmundje kronike të bëjnë kujdes dhe të shmangin daljet përgjatë orëve të pikut.
Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun edhe për zjarre. Sipas tabelës së Institutit të Gjeoshkencave, niveli më i lartë i rrezikut për zjarr është në të gjithë qarkun e Fierit ndërsa i lartë rreziku mbetet edhe nё zona tё lokalizuara të Korçës, Vlorës e Gjirokastrës.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
51%
-
Jo
45.1%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti për sot/ Mbizotërojnë kthjellimet, por zbresin temperaturat
19 Shkurt, 07:17
-
Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, parashikimi i motit për sot
17 Shkurt, 07:43
-
Vranësira e temperatura deri në 16 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
16 Shkurt, 07:19
-
Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot
14 Shkurt, 07:42
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin
13 Shkurt, 07:08
-
Reshje shiu dhe temperatura deri në 16 gradë...parashikimi i motit për sot
12 Shkurt, 07:11
-
Ikën dielli, nga nesër rikthehet shiu dhe bora! Gjoni për Report Tv: Problematikë ngricat në zonat malore
10 Shkurt, 12:21
-
Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë
10 Shkurt, 08:03
-
Ditë me diell, por e ftohtë! Parashikimi i motit për sot
9 Shkurt, 09:31
-
Mot i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime, parashikimi për fundjavën
8 Shkurt, 07:25
-
Vranësira dhe temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për sot
7 Shkurt, 07:19
-
Ditë me diell dhe temperatura deri në 19 gradë... parashikimi i motit për sot
6 Shkurt, 07:11