Për këtë arsye avokati Fran Dashi kërkoi dhe dërgoi kërkesën me shkrim, për përjashtimin e gjyqtarit Tomor Shkreli nga trupi gjykues për njëanshmëri dhe paragjykimin e çështjes.
Nisur nga kjo, Ajet Rexhepi, i cili deri në përfundim të gjykimit, ndodhet në paraburgim në Sarandë, me t’u kthyer, bëhet me dije se, ka hyrë në grevë urie.
Sot në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, avokati i pajtuar nga i akuzuari për vrasje, ka kërkuar përjashtimin e relatorit të çështjes Tomorr Skreli, për njëanshmëri në gjykim.
Gjithçka, avokati i palës së paditur, tha do t’ia bëjë të ditur Komisionit të Vetingut, kreut të qeverisë Rama dhe Ambasadës Amerikane, për këtë shkelje dhe paragjykim të vendimit nga ana e gjykatësit të Apelit Tomorr Skreli në Gjirokastër.
Ngjarja për të cilën akuzohet Rexhepi ka ndodhur më 12 shkurt të 2016 në fshatin Shkallë të Konispolit në rrethin e Sarandës, ku është qëlluar me armë zjarri Pajtim Shehu në atë kohë 44 vjeç.
Organi i akuzës së Sarandës, ka akuzuar Ajet Rexhepin, komshiun e tij, si vrasësin e Shehut e duket se në këtë mendje, ka qenë edhe gjykatësi i çështjes Alltun Cela i Gjykatës së Sarandës, ku në përfundim të gjykimit, e kanë dënuar Ajet Rexhepin me 25 vjet burg për vjedhje me pasojë vdekjen dhe armëmbajtje pa leje.
Mirëpo familjarët e të dënuarit Rexhepi, pretendojnë se ndaj tyre është kryer padrejtësi dhe se autori i vrasjes së komshiut të tyre nuk është kryefamiljari Rexhepi. Sot në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër është organizuar séanca gjyqësore e apeluar nga familjarët e të akuzuarit për vrasje.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












