I papërmbajtshëm Uldedaj, me dorë të thyer mposht polakun dhe rrëmben titullin kampion bote

I papërmbajtshëm Uldedaj, me dorë të thyer mposht polakun dhe rrëmben titullin kampion bote

Boksieri lezhjanë, Jurgen Uldedaj, ka bërë një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e së shtunës në Magdenbug të Gjermanisë. 21-vjeçari shqiptar u shpall kampion  në koategorinë 'Junior WBC' pasi mposhti boksierin polak Krzisztof Tvardovski me rezultat të përgjithshëm 97-93 pikë.

Kjo përballje u bë me 10 raunde, ku Uldedaj arriti të ishte superior ndaj polakut ne pothuajse 7 raunde duke rrëmbyer edhe titullin kampion bote. Megjithëse u kurorzua kampion, kjo sfidë nuk ishte shumë e lehtë për Uldedaj, pasi në fund të ndeshjes ai bëri një deklaratë që i trembi të gjithë.

"Kam thyer dorën time të djathtë", tha kampioni Uldedaj.

Ky ishte titulli i dytë i rëndësishëm në karrierën e Uldedaj pas titullit kampion bote në  'Junior WBO' të fituar disa muaj më parë në Tiranë, kur mposhte rivalin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz. Ndonëse në një moshë të re, Jurgen Uldedaj duket në rrugë të drjetë dhe premtuese.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen