I papunë por me jetë luksoze në Itali, kontrolli në banesë 'fundos' shqiptarin

I papunë por me jetë luksoze në Itali, kontrolli në banesë 'fundos' shqiptarin

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me kokainë. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin F. E., i cili kishte një identitet anonim dhe nuk punonte, pavarësisht se bënte një jetë luksoze. Kjo ka ngritur dyshime të forta te banorët dhe policia, duke detyruar këtë të fundit të ushtrojë kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit, karabinierët kanë zbuluar një dollap të fshehtë, ngjitur në murin e dhomës së gjumit, në të cilin ndodheshin 72.58 gram kokainë.

Mediat fqinje raportojnë se policia ka gjetur dhe një pistoletë të kalibrit 22 të modelit ‘short & lond’, e cila u sekuestruar së bashku me një paketë me 46 plumba. Shqiptari i arrestuar jetonte prej 6 vitesh si klandestinë në Itali dhe kishte arritur të krijonte rrjetin e tij në të gjithë Riviera Ligure, ku ushtronte aktivitetin kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim