Gjykata e Lezhës pritet të japë sot vendimin për shtetasin portugez Ruben Saraiva, akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023.
Më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez.
Seanca gjyqësore është planifikuar të mbahet në orën 14:00, ndërsa vetë Saraiva ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje.
Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,
Ngjarja ndodhi brenda hotelit të Nikulajt në Shëngjin ‘Coral’. Biznesmeni ishte ulur në lokalin e hotelit kur u afrua portugezi me skafandër në kokë duke e qëlluar për vdekje.
Sipas Prokurorisë vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia i cili jeton në Britaninë e Madhe, për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe 4 shtetas britanikë.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur në 1997 duke shkaktuar bilanc me shumë viktima mes dy fiseve.
___________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










