I penduari i SPAK tha ‘e kam mik përjetë’, reagon Agron Kuliçaj: Luftar Reçi gënjen, s’e kam takuar kurrë vetëm, por me autorizim të Ina Ramës e vetë i katërti

I penduari i SPAK tha ‘e kam mik përjetë’, reagon Agron Kuliçaj: Luftar Reçi gënjen, s’e kam takuar kurrë vetëm, por me autorizim të Ina Ramës e vetë i katërti

Agron Kuliçaj dhe Luftar Reçi

Ish zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ka hedhur poshtë pretendimet e të penduarit të SPAK-ut, Luftar Reçi, i cili në një letër të zbuluar nga Report Tv, shkruante se Kuliçajn e kishte mik për jetë dhe se e kishte shpëtuar nga burgu i përjetshëm. Përmes një reagimi për Report Tv, Agron Kuliçaj thotë se pretendimet e Reçit në letrën drejtuar Erjon Llapushit, nuk janë të vërteta.

Kuliçaj thekson se nuk e ka takuar kurrë vetëm Luftar Reçin dhe se Reçi nuk ka përfituar ulje dënimi dhe asnjë masë lehtësimi. Kuliçaj pohon se e ka takuar Luftar Reçin në prani të një drejtuesi të lartë policia dhe dy prokurorëve të krimeve të rënda, pas një letre që Reçi kishte dërguar për kriminalitetin. Takimi është zhvilluar me autorizim të kryeprokurores Ina Rama.

“Pretendimet e Luftar Reçit në letër nuk janë të vërteta. Nuk kam asnjë lidhje me këtë person. Nuk e kam takuar kurrë vetëm. E kam takuar për herë të parë pas një komunikimi me letër me Policinë e Shtetit, për të sqaruar disa pretendime të ndryshime kriminaliteti që ai pretendonte. Reçi kishte nisur një letër ku pretendonte se ishte në dijeni për disa ngjarje. Takimi është bërë në vitin 2008-2009 në prezencë të 1 drejtuesi të lartë të policie (Tonin Vocaj dhe dy prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Takimi është bërë me autorizim të kryeprokurores në atë kohë Ina Rama. Në asnjë rast nuk kam pasur as kontakte me të dhe as nuk e kam takuar. Nuk është e vërtetë që ka përfituar ulje dënimi. Është dënuar me 25 vite burg dhe Apeli ka lënë në fuqi këtë dënim”, tha Kuliçaj.

Në 23 maj të vitit 2018, i penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, i ka nisur një letër 34-vjeçarit Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili në tetor të 2021 vrau për arsye banale kryekamerierin e një restorant në Elbasan, Gazment Kurmakun, për rezervimin e një tavoline. Ndër të tjera, Reçi shkruan se kishte mik për jetë Agron Kuliçajn dhe se Kuliçaj e kishte ndihmuar duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm, pretendim që është mohuar nga Kuliçaj.

Në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, Luftar Reçi ka rrëfyer para SPAK, të gjithë veprimtarinë kriminale që pretendon se ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin e tij.

Me rrëfimet e tij Reçi ka implikuar: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe veten e tij, në vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi. Pas këtyre rrëfimeve, SPAK ka marrë masa duke arrestuar dhe shpallur në kërkim të implikuarit.

Të implikuari fillimisht tentuan ta korruptonin Reçin duke i oferuyar 260 mijë euro në këmbim të tërheqjes së dëshminë, por kur Reçi po kërkonte shumë kohë që të mendohej, u tentuan helmimi i tij në burg me një helm kundër insekteve. Por, që të dy planet u zbuluan dhe u goditën nga SPAK-u.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/04/2022 01:50

    Ketij << St.Pjetrit>>-Kulicaj nuk ka pse t'a mohoje e te hidhet perpjete e t'i djege kaq shume cilesimi /mik per jete/.Si shqipo qe eshte duhet t'a dije se kur dikush te quan /mik per jete/,nuk d.m.th te hash e te pish,apo te rrish patjeter me te gjithe kohen.Por ama nderi qe i ka bere eshte i tille qe e meriton titullin /mik per jete/.Heqja e burgimit te perjetshem eshte e tille.Dhe vertet eshte denuar me 25 vjet,por ai denim eshte dhene ne baze te dosjeve e procesverbaleve qe ka /gatuar/ Kulicaj dhe hetuesit e prokuroret.Ky L.Reci e di mire cfare krime ka bere e ne sa te tjera eshte ngateruar,ashtu sic eshte i vetedijshem qe per te gjitha keto mund te merrte burgim te perjetshem,por ja qe ishte me fat dhe ka plotesisht te drejte t'a quaj /mik/ kete mikun.

    Përgjigju
  • Demokrat: 26/04/2022 12:57

    Sali Berisha mos mbaj afer kto vemje si puna ktij dhe nul mokes se do ngelesh vetem. Lul Basha eshte butak por kto ible me butake se ai. Turp i madh qe ky vemja zvarritet akoma.

    Përgjigju
  • KOLONEL P: 26/04/2022 10:47

    Nëse doni të dini se kush i drejton bandat e krimit të S Berishës në Shqipëri,eliminoni A.Kuliçaj. -LetërAnkuesi në burj-Reçi duhet të ketë të drej 99%. -A.Kuliçaj ka shpëtuarë nga burgu për jetë DRITAN DAJTIN që vrau 4 polic në Durrës në 2009 pse babai Dajtit ka kënë kuzhinier ias.Berishës-President. -A.Kuliçaj drejton mafien e drogave në mbar botën.Arbër Çejaj(Kuliçaj) i Maminasit është dora vetë.. -Për A.Kuliçaj është ankuar Ambasadoti Amerikan Uwides..pasi nuk pyeste Dr.P Burgaj. -Ka të dhëna të sakta se Kosta Trebickën në Leskovik e eliminoi A K.Dora e zezë e Sb fshihet nga banditët me në krye A.K. -A Kuliça,Sali Luzha i biri tij STRESI,Breçani,etj Tropojan..janë kupola që mbështesin Sb në 32 vite destabilizim.Janë mbi 1000 persona që paguhen nga Sb e që e ndjekin nga pasë në foltire. -Sb me këta.. po kërkon të bëjë një 96,97,98,019,022.. të dytë në mbështetje të PUTIN.Sulmi ndaj DASH e vërteton 100 % këtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës