Një 20 vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi dyshohet si bashkautor i 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe në Sarandë.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale P.S, 20 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale” Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Policia njofton se shtetasi P. S. ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të zbardhura dhe të dokumentuara, në Ksamil dhe Sarandë, të kryera në bashkëpunim me shtetasin S. P. (i ndaluar në datën 23.11.2020) dhe 3 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë.
Në muajin nëntor, efektivët e policisë kanë arrestuar dhe vënë në pranga edhe bashkëpunëtorin e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.