I përfshirë në organizatë kriminale në Itali, kapet tregtari që u dënua me 13 vite burgim

I përfshirë në organizatë kriminale në Itali, kapet tregtari që u dënua me 13 vite burgim

Një tregtar nga Puka është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi rezulton si person në kërkim nga drejtësia italiane. Ai ezulton i dënuar nga gjykata e Apelit në Milano me 13 vite burgim për akuzën e “Trafikut të drogës” dhe pjesëmarrje në “Organizatë kriminale”. Dënimi  është bërë në mungesë pasi shqiptari ka mundur ti shpëtojë arrestimit të policisë italiane, duke u fshehur në Shqipëri, vend në të cilin ka hapur dhe biznes, një Bar-Kafe.

Sipas dosjes italiane, tregtari  ka qenë pjesë e një organizate kriminale, ku ishin të përfshirë Shqiptarë,Italianë dhe Turq, të cilët bënin trafikimin dhe shpërndarjen të kokainës dhe heroinës në zonat e Milanos. Aktiviteti kriminal është dokumentuar nga prokuroria dhe policia italiane në vitin 2006. Ndërsa vendimi i formës së prerë për dënimin e tij me 13 vite burg ka hyrë në fuqi në vitin 2012.
 Ai ka rezulton në sistemin e kërkimit me pullë “të kuqe”, dhe për pasojë policia e Tiranës ka bërë arrestimin e tij. Ai ka dalë para gjykatës së Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” 40 ditor, afat ky që shërben si periudhë për mbërritjen nga autoritet italiane të kërkesës për ekstradim në Itali.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë