Pesë trupa të pajetë janë gjetur në një apartament në Paris. Viktimat janë një grua dhe 4 fëmijët e saj të vegjël.
Prokuroria franceze ka nisur hetimet për vrasje. Në kërkim është shpallur babai i fëmijëve, një 33-vjeçari, i cli është në arrati.
Trupat e pajetë u gjetën në periferi të Parisit, në zonën e quajtur Meaux, raporton La Repubblica.
Rrethanat si ka ndodhur ngjarja nuk janë bërë të ditura. Gjithashtu edhe shkaqet janë të paqarta, teksa do të priten hetimet e autoriteteve franceze.
Komento