I plagosur në mes të borës në Koplik, bariu transportohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO+FOTO)

SHKODËR- Një bari prej 4 orësh i plagosur në Koplik, është shpëtuar nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Bëhet fjalë për një 25 vjeçar me inicialet Z.D, i cili ndërsa kujdesej për bagëtitë në malin e fshatit Shkembaj të Koplikut, ka rrëshqitur nga një lartësi prej rreth 100 metër. Ai kishte marrë plagë në trup dhe pas sinjalizimit është vënë menjëherë në dispozicion Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.

Midis një terreni shumë të veshtirë, 25 vjeçari ka arritur të marrë ndihmën e parë nga stafi i Urgjencës dhe është transportuar menjëherë me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranës. Raportohet se Z.D është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja