I pranishëm në Rroskovec
Basha: Do ulim TVSH-në

I pranishëm në Rroskovec<br />Basha: Do ulim TVSH-në
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në Rroskovec, ku prezantoi elektoratin me kandidatët për deputet.
Gjatë fjalës së tij, Basha i kërkoi votën elektoratit të Rroskovecit duke i premtuar një  Republikë të Re ku do të jenë qytetarët ata që do të kenë në dorë politikanët, një ekonomi më të fortë dhe një vend më të sigurtë.
“ Në Republikën e Re do të bëhet i vërtetë premtimi i demorkacive europiane ku mora frymëzimin për t’ju shërbyer.
Do ta nis punën për realizimin e planit ekonomik që ditën e parë. Të çerifikuar nga ekspertët e Kancelares Angela Merkel të dërguar posaçërisht pranë PD-se. 

Nisim me uljen e taksave që i merr kujtdo 20% për çdo mall dhe shërbim.
Me uljen e tvsh-së do të hidhen 400 milion euro më shumë në xhiro. Taksa e shehtë 9% do rrisë ekonominë që do sjellë edhe vende pune. 

10 mijë stazhe do i sigurojë Republika e Re për të rinjtë e mbarë shqipërisë e paguar nga buxheti i shtetit. 

100 milion euro subvencione për fermerët drejtpërdrejtë që të kthehen në mirëqenie për ta. Ekonomia e fortë është e vetmja rrugë për një Republikë të Re. Ska shtet të fortë pa shqiptarë të fortë” tha Basha.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet