I preku nderin, vëllai qëllon
të motrën për vdekje

I preku nderin, vëllai qëllon<br />të motrën për vdekje
MAT – Mirash Miza, 40 vjeç është kthyer në shtëpi dje paradite në gjendje të dehur dhe krejt papritur ka nisur të qëllojë mbi të motrën, e cila ka qenë duke bërë punët e shtëpisë. Policia e Matit ka zbardhur sot disa prej detajeve të vrasjes që shokoi një ditë më parë opinionin publik. Sipas saj, krimi në familje në Mat ka ardhur për shkak se vëllai nuk ka duruar fjalët që fliteshin për të motrën. I dehur, 40 vjecari ka qëlluar të motrën, Shqipe Miza, e cila po bënte punët e shtëpisë në atë moment. Nëna e tyre ka mbetur e shtangur kur ka parë skenën e frikshme, ndërsa 27 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Mavesht të komunës Ulëz, në rrethin e Matit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit