I prekur nga COVID-19, Hysko: Jam mirë, mbani maskat e ruani distancën! Virusi ka pasoja të rrezikshme

I prekur nga COVID-19, Hysko: Jam mirë, mbani maskat e ruani distancën! Virusi ka pasoja të rrezikshme

Eljo Hysko

Deputeti i PS-së, Eljo Hysko, i prekur nga COVID-19, njofton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka falenderuar përkujdesjen e mjekëve jo vetëm për shërbimin ndaj tij, por për të gjitha përpjekjet e vazhdueshme që ato bëjnë për të shpëtuar jetë.

Hysko nuk i ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit pasi ndodhet i vetëizoluar në shtëpi, nga e cila bëri thirrje për të gjithë shqiptarët që të vejnë maskat dhe ruajnë distancën pasi virusi nuk është shaka dhe sjellë me vete pasoja të rrezikshme për shëndetin.

"Të dashur miq, Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media. Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë. Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjienën personale. Le t'i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme", shkruan Hysko në facebook.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare