'I prekur nga lufta Hamas-Izrael', Cameron flet për situatën aktuale në botë: Jemi si në vitet ’30! Putin po luan rolin e Hitlerit

'I prekur nga lufta Hamas-Izrael', Cameron flet për situatën aktuale në botë: Jemi si në vitet ’30! Putin po luan rolin e Hitlerit

David Cameron

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në një intervistë për Politico foli për luftën në Ukrainë, konfliktin Izrael-Hamas, po ashtu mbrojti edhe politikën e diskutueshme të emigracionit të qeverisë britanike.

“Kjo është sfida për brezin tonë. Është njësoj si të jesh ministër i Jashtëm apo lider në Europën e viteve 1930, nuk mjafton të qetësosh Putinin, ne duhet t’i rezistojmë të keqes që përfaqëson pushtimi i tij. Duket si në vitet 1930, por me liderin rus Vladimir Putin që luan rolin e Hitlerit", tha Cameron.

Cameron theksoi se lufta në Ukrainë mbetet “prioriteti numër një”.  Deklaratat e ish-kryeministrit britanik vijnë teksa Perëndimi kërkon të furnizojë Ukrainën me armë të teknologjisë së lartë, ndërsa në të njëjtën kohë po përgatitet për kthimin e mundshëm të skeptikut të aleancës së NATO-s, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

“Një gjë që mund të bëjmë është të provojmë gjatë këtij viti se Putini nuk po fiton”, tha Cameron.

Në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Lindjen e Mesme, Cameron mbrojti refuzimin e Britanisë për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Unë mendoj se kjo nuk do të kishte funksionuar sepse nuk mund t’u kërkoni izraelitëve një zgjidhje të qëndrueshme, një zgjidhje me dy shtete, me njerëzit që kryen sulmet e 7 tetorit duke drejtuar Gazën dhe duke lëshuar raketa në vendin e tyre", tha Cameron.

Ndër të tjera, ai tha se ishte “thellësisht i prekur” nga dhimbja në të dyja anët e konfliktit.

Cameron gjithashtu la të hapur mundësinë e sulmeve ajrore të ardhshme kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen. Javën e kaluar, koalicioni SHBA-Britani nisën sulmet kundër Houthi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Në frontin e brendshëm, Cameron tha se ai “absolutisht” mbështet përpjekjet e kryeministrit Rishi Sunak për të trajtuar migracionin duke dërguar azilkërkues në Ruandë. Një politikë të cilën ai megjithatë e karakterizoi si “joortodokse” dhe “jashtë kontekstit”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren