Në shtator, gjatë vizitës në një nga shtëpitë më të dëmtuara prej lëkundjeve të forta, atë të familjes së Rifat Agës në Vishnje, kryebashkiaku Erion Veliaj do i premtonte vajzës së vogël, Oksanës, se Vitin e Ri do ta kalonte në shtëpinë e saj të re. Tashmë ky premtim është një realitet. Kryebashkiaku Veliaj ishte sot bashkë me kryeministrin Edi Rama në familjen e efektivit të policisë rrugore Rifat Aga për t‘i dorëzuar çelësat e banesës së re e cila është jo vetëm më e fortë , por ofron edhe kushte shumë herë më komode se ajo e mëparshmja.
Gjatë bashkëbisedimit, kryebashkiaku Veliaj foli edhe rreth projektit të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku theksoi se ato do të grupohen duke krijuar lagje model. “Në afatgjatë, nuk do vazhdojmë më me shtëpi majë kodrash, sepse vërtetë mund të bëjmë një kanal këtu, por për çdo shtëpi në majë të një kodre, duhen shumë kanale. Kështu që edhe Rifati do na ndihmojë që t’i komunikojë banorëve këtu, që me tërmetin e dytë, ne do t’i grumbullojmë në Vaqarr shtëpitë. Për tërmetin e dytë do ti grupojmë në Vaqarr dhe do shpëtojnë”, tha Veliaj.
I zoti i shtëpisë, Rifat Aga punon prej 30 vitesh punon në forcat e Policisë së Rendit. Ai falenderoi Bashkinë e Tiranës për përkushtimin për t’i qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmeti, si dhe kompaninë e ndërtimit të drejtuar nga Avenir Kika që bëri të mundur rindërtimin e shtëpisë.
Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Pas shkallës, Rama i bëri një tjetër vërejtje kryebashkiakut.
Rama: Tani e ke shtëpinë edhe të shtuar edhe mund ta xhirosh këtu.
Veliaj: Te oborri, te oborri.
Rama: Te oborri jo, po nuk rregullove atë rrugën ti. Nuk ka, nuk lëviz. Rregullo atë kanalin aty.
Veliaj: Sot do futemi në shtëpi njëherë, pastaj nesër…
Rama: Jo, sot u futëm në shtëpi. Nesër kanalin.
Veliaj: Vetëm Rifat, përtej humorit që bën kryeministri..
Rama: Jo nuk është humor ky, po rregullo kanalin.
Veliaj: Në afatgjatë ne nuk do të bëjmë më shtëpi në majë të një kodre.
Rama: Erion kanalin.
Veliaj: Kemi edhe disa punë të tjera po shyqyr që si vure re.
Rama: Atë vura re unë.
Ca legeni po e katandis lali erushin,allahu i albanistanasve
Përgjigjupo ca thu mer