I preu gishtat me thikë bashkëshortes dhe e kërcënoi se do ta vrasë bashkë me vëllain, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

I preu gishtat me thikë bashkëshortes dhe e kërcënoi se do ta vrasë bashkë me vëllain, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kukës. Një 36-vjeçar në fshatin Kryemadh, është arrestuar nga policia, pasi ishte konfliktuar me bashkëshorten e tij, të cilën e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.

Bylbyl Saraçi, sipas policisë, i kishte dëmtuar bashkëshortes gishtat e dorës, me thikë dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja