I preu kokën fqinjit, ish-komando
dyshohet se përdorte drogë
Alban Voda kishte haluçinacione

I preu kokën fqinjit, ish-komando<br />dyshohet se përdorte drogë<br />Alban Voda kishte haluçinacione
KËLCYRË- Autori i krimit makabër të ndodhur mesditën e të dielës në Këlcyrë, Alban Voda, nuk ka qenë në gjendje të flasë para oficerëve të Policisë Gjyqësore të Përmetit, të cilët kanë tentuar pa rezultat të mësojnë shkaqet që sollën agresionin e ish-komandos 30 vjeçar, ndaj fqinjit të tij, Nesim Hoxha.

E vetmja dëshmi e tij, ka qenë ajo që ka deklaruar momentin e shoqërimit në drejtim të dhomave të izolimit në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, pasi Përmeti, nuk disponon një të tillë.

Përgjatë 6 orëve të qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Përmetit të së dielës, Alban Voda, ka thënë një fjali të vetme, që "66-vjeçarin e goditi me thikë dhe se do e mbyste me një kokërr ulliri".

Përsëritja e herëpashershme e kësaj fraze, ka ngjallur dyshime tek policët të cilët e kanë shoqëruar mbasditen e të dielës në drejtim të Gjirokastrës, ish komandon për shkak se Përmeti, nuk ka dhomë izolimi.

Ish komandoja, është vizituar nga një neurolog nga Saranda i cili erdhi me kërkesë të Policisë, pikërisht për të certifikuar zyrtarisht gjendjen e vrasësit të 66-vjeçarit, pasi figuronte i shëndetshëm mendor në kartelën mjekësore.

Ish komandoja, ka qenë në një gjendje shock-u me shumë mundësi, si pasojë e konsumit të preparateve narkotike. 30- vjeçari Alban Voda, mendohet se ka qenë përdorues droge çka shkaktonte halucinacione të shpeshta tek ai.

Analizat për t’a vërtetuar një fakt të tillë, janë të specializuara për t’u kryer në kryeqytet ndërkohë që në Gjirokastër, kjo nuk mundet të vërtetohet dot.

Një prej ekspertëve të Grupit Hetimor i cili është marrë me problemin në fjalë dhe dëshiron të ngelet anonim, për jashtë kameras së Report TV, shprehet se nuk dihet nëse Voda, ka qenë konsumues i heroinës, kokainës, hashashit apo dhe kafeinës apo dhe alkoolit.

Për këtë të fundit përjashtohet sepse Voda, nuk ka qenë i alkoolizuar gjatë kryerjes së aktit çka lind dyshime, se ai të jetë përdorues i rregullt i drogave të forta si kokainë apo dhe heroinë, si dhe hashash çka janë produkte që shkaktojnë gjendje haluçinante.

Vodës i janë gjetur ilace në xhepa për të hequr halucinacionet të cilat hyjnë në kategorinë e lëndëve psikotrope dhe neuroleptike.

Ka pasur kokrra “lazeptina” dhe “glupemazina” që heq halucinacionet nga truri. Dyshohet shumë se 30-vjeçari ish-komando në Afganistan, ka përdorur doza të larta të tyre çka e kanë kaluar në gjendje psikotipe.

Sipas të njëjtit specialist, në Gjirokastër nuk ka ekspertë të trajtimit të këtyre problemeve pasi vepra të tilla penale që shkaktojnë drama, kërkojnë ekskluzivisht, ekspertizë mjekësore psikiatrike me komision dhe jo konstatim me një ekspert të vetëm.

Grupi Hetimor i ngarkuar me këtë ngjarje, në orët e drekës së të hënës, ka cuar dosjen me prova konkrete drejt Prokurorisë së Përmetit për të marrë në pyetje të pandehurin. Hetimet për këtë rast, i ka ndërmarrë prokurori i Përmetit Asllan Bajramaj së bashku me oficerët e Policisë Gjyqësore.

Fill pas dorëzimit të dosjes hetimore në duart e Prokurorisë së Përmetit, në Gjirokastër, kanë mbërritur oficerët e Policisë Gjyqësore, për të marrë në pyetje Vodën. Deri në orën 20:00, tentativa e tyre për të intervistuar autorin e vrasjes së Nesim Hoxhës, ka rezultuar e pasuksesshme, pasi Voda, nuk ka qenë i aftë për të dhënë spegime.

Familja e autorit ikën nga fshati
Ndërkaq në fshat, banesa e Alban Vodës, duket se është braktisur nga familjarët e tij.

E ëma dhe i ati, janë larguar për tërë natën duke u gdhirë e hëna, në drejtim të të afërmve të tyre në fshatin Sukë të Këlcyrës për shkak të frikës nga ndonjë hakmarrje e mundshme nga familja e viktimës.

Familjarët e Nesim Hoxhës janë shprehur se do bëjnë vetëgjyqësi pas krimit makabër ndaj 66-vjeçarit.

Autori rrahu viktimën një vit më parë
Në korrik të vitit 2015, ish komando Alban Voda, ka rrahur me grushta përpara banesës së vet, Nesimin.

Mësohet se ky i fundit ka kërkuar mbrojtje policore, gjë që policia asnjëherë nuk ia vuri në dispozicion, deri sa u godit për vdekje dy ditë më parë.

Nesër parashikohet masa e arrestit për Alban Vodën në Gjykatën e Përmetit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë