Ky është momenti kur autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër merr përpara vajzën që i preu rrugën me biçikletë në Tiranë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës pranë Pallatit me Shigjeta. 

Sipas policisë, autobusi është përplasur me pas me dy automjete të parkuara. Për pasojë është dëmtuar 18-vjeçarja dhe tre pasagjerë në autobuz, të cilët nën kujdesin e mjekëve në spital. 

Ndërkohë, shoferi i autobusit është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Katër aksidente në pak orë, 2 të vdekur në Tiranë dhe Fier! 18-vjeçarja shpëton mrekullisht pasi u përplas nga autobusi