I prishet aeroplani, ministrja e jashtme gjermane anulon udhëtimin në Australi

I prishet aeroplani, ministrja e jashtme gjermane anulon udhëtimin në Australi

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është detyruar të anulojë një udhëtim të profilit të lartë në Australi, pasi avioni i saj qeveritar u prish për herë të dytë.

Baerbock kishte shpresuar të arrinte në Australi në kohë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për femra, por në vend të kësaj mbeti e bllokuar në Abu Dhabi, pas dy përpjekjeve të dështuara për ngritje, raportojnë mediat e huaja.

“Ne verifikuam, dhe planifikuam të vazhdonim turin por në fund, për fat të keq, nuk ishte e mundur të avanconim me opsionet në dispozicion për udhëtimin në Indo-Paqësor pas daljes nga funksioni të avionit qeveritar”, u shpreh një zëdhënës i ministrisë.

Një fluturim i suksesshëm provë më vonë të hënën la të kuptohej se problemi ishte rregulluar, por kur Baerbock dhe delegacioni i saj i nëpunësve civilë dhe gazetarëve u ngritën sërish të martën, çështja u përsërit.

Ka pasur edhe më parë raste të përsëritura të avarive me këta avionë, të cilat kanë shkaktuar reagime të forta në Gjermani.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari