I pritet koka në burg ‘El Patron’, bosi i mafies në Ekuador që dyshohet se porositi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashit

Bosi krimit në Ekuador, Leandro Norero, është ekzekutuar në burg, ku ju pre koka pas një trazire mes të dënuarve brenda qelive. Vrasja e tmerrshme është filmuar në video.

Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast të pastrimit të parave, ndërsa dyshohet si bosi që urdhëroi ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi. 'El Patron' u kap për drejtimin e një organizate të lidhur me pastrimin e parave, financuara grupe të organizuara kriminale. Në operacion u sekuestruan shufra ari, mbi 6 milionë dollarë, armë dhe bizhuteri.

Fillimet e Noreros në aktivitetin kriminal datojnë në vitin 2005. Në rininë e tij ai ishte pjesë e Los Ñetas dhe renditej si një nga "trafikantët e padukshëm të drogës" që vepronte në vend. Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuador. Paratë e gjeneruara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të mega bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Norero fitoi famë pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquiña ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa.

Shqiptari Ergys Dashi u vra më 23 janar të 2022 me 20 plumba në një lokal në Ekuador.

Leandro Norero i masakruar

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë