Kryeministri Edi Rama është shprehur mjaft i revoltuar në një lidhje me një artikull të botuar në një media kosovare Bota Sot, ku shprehet se ai nuk ka dhënë asnjë lloj interviste të tillë. Bota Sot ka publikuar një interviste që pretendon se është bërë me kryeministrin Edi Rama, por vetë kryeministri ka reaguar duke e mohuar një gjë të tillë dhe duke e quajtur si nivel i ri i maskarallëkut mediatik.

Kryeministri Rama e ka cilësuar një fake news këtë intervistë, ndërsa thekson se këto janë gënjeshtra që bëhen në kohë pandemie dhe gomarllëqe dixhitale.