Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u kap duke thënë një ofezë të fortë kundrejtë një gazetari të Fox News në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

 Pasi gazetari drejtoi një pyetje duke e shoqëruar me britma në lidhje me ndikimin e rritjes së inflacionit në zgjedhjet e Kongresit të këtij viti, Biden ofendoi rëndë gazetarin duke harruar mikrofonin e ndezur.

‘Do u përgjigjeni pytjeve mbi inflacionin atëherë? Mendoni se është detyrim politik?’, tha gazetari

Pyetjen e tij Presidenti Biden e ka shoqëruar me buzëqeshje, i është përgjigjur sarkastik e më pas nën zë e ka ofenduar.

‘Kjo është një pasuri e madhe! Më shumë inflacion. Çfarë budallai biri i b*shtrës’, tha Biden gjatë mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë.

Çmimet e konsumit në SHBA u rritën në mënyrë solide në dhjetor, duke kulmuar me rritjen më të madhe vjetore të inflacionit në gati katër dekada. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment ndërsa Fox News i tregoi Reuters një transkriptin ku vërtetohej ofeza e Biden. Pas një ore nga shkëmbimi, Biden bëri një thirrje telefonike ku ishte justifikuar për deklaratën e tij live. 

"Nuk është asgjë personale, mik,", tha Biden, shpjegoi gazetari protagonist më vonë prezantuesit të Fox News, Sean Hannity.

I pyetur nga spikeri për detaje të tjera gazetari i Fox News tregoi detajet lidhur me telefonatën e Biden ndaj tij.

- Si e prite këtë telefonatë?

- Mirë, duke menduar zhvillimet e fundit, vlerësoj faktin që Presidenti 'shkriu akullin' dhe më kushtoi pak kohë edhe mua., rrëfeu gazetari duke buzëqeshur

Unë gjithsesi i thashë që saherë që do të kemi mbledhje të tilla, gjithnjë do tentoj të dal nga linja e pyetjeve të sallës, shtoi ndër të tjera gazetari me ironi. 

Paraardhësi i Bidenit, republikani Donald Trump, nuk përbënte çudi me sulmet e tij të vazhduara ndaj gazetarëve, personazheve publikë, apo gjuhës joetike të përdorur ndaj çdokujt, ndërsa për Biden kjo ishte hera e parë që ‘shpërtheu’ publikisht.