Rama i refuzoi interpelancën për akuzat ndaj të vëllait, Bardhi debat në Konferencën e Kryetarëve: Po shkelni Kushtetutën! Çuçi: S'ka lidhje me veprimtarinë e kryeministrit
Foto nga Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate në lidhje me interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për akuzat ndaj vëllait të tij.
Bardhi, duke ju drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, tha se ‘Rama ska tagër ligjor dhe kushtetues të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë’.
‘Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të perfshish në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeminsitrite. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri te vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.’- tha Bardhi.
Ndërkohë Nikolla iu përgjigj duke nënvizuar se ‘interpelanca nuk parashikon çështje personale’.
Por debati vijoji sërish nga ana e Bardhit.
‘Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse i ka vënë mbrojtjen nga garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për tu mbrojtur nga oficerët e gardës.’- tha Bardhi.
Në diskutime është përfshirë edhe drejtuesi i grupit parlamentar në PS, Bledi Çuçi i cili tha se kërkesa për interpelancë e Bardhit s'ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit.
"Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë, s'ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S'ka arsye të zgjatemi në këtë pikë", deklaroi Çuçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Edhe deputetja Elisa Spiropali nënvizoi në fjalën e saj se ‘Akuzat, shpifjet, fantazitë apo trillimet nuk i para shikon neni 96 për interpelancat parlamentare."
Ministrja shtoi se si qeveri janë të gatshëm që të përgjigjen ‘për detyrat, veprimtarinë dhe funksionet tona.’
"Barrën e provës e ka akuzatori jo i akuzuari. Të shkojë të japë përgjigje në SPAK."- tha Spiropali.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, Bardhi konfrontohet me Policinë: Po bëni veprime kriminale, po dhunoni deputetët dhe mediat, turp! (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:40
-
Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...! (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:44
-
Protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi përplaset me Policinë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon! (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:31
-
Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën
23 Dhjetor, 17:17
-
Debate te Konferenca/ Zhupa: Argumenti juaj s’qëndron, Kushtetuesja lejon Komisionet Hetimore! Bardhi: Në vjedhje e populizëm s’ju konkurrojmë dot
23 Dhjetor, 13:44
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës
19 Dhjetor, 13:03
-
Kuvend/ Falja e gjobave, Bardhi akuzon Spiropalin dhe PS: Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, ka efekte financiare, duhen diskutime sipas afatit
19 Dhjetor, 10:50
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor, 21:04
-
Marina e Durrësit dhe zhvendosja e portit aktual në Porto Romani, PD kërkon komision hetimor! E firmosin 39 deputetë (EMRAT)
17 Dhjetor, 14:45
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22