Militantët e Partisë Demokratike, të cilët qëlluan në muaji qershor kryebashkiakun Erion Veliaj me vezë, janë dënuar këtë të mërkurë nga Gjykata e Tiranës. Në vendimin e gjykatës thuhet se midis tyre është dënuar edhe Oleg Gora, për kryerjen e kundërvajtjes penale të “Prishje e qetësisë publike” me një gjobë prej 50 000 lekësh.

“Gjykata, bazuar në nenin 274 te K.Penal, e gjen fajtor te pandehurin Oleg Gora për kryerjen e kundërvajtjes penale të "Prishje e qetësisë publike". Nisur nga sa më sipër gjykata vëren se, rrethanat e mësipërme, në kompleksitet janë të tilla që, bazuar në nenin 406/a te K.Pr.Penale lejojnë miratimin e kërkesës së prokurorit për miratimin e urdhrit penal. Për pasojë, Gjykata çmon se dënimi i të pandehurit Oleg Gora me 50 000 lekë gjobe, për kryerjen e kundërvajtjes të “Prishje e qetësisë publike”, citohet në vendimin e gjykatës.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës përkundrejt Oleg Gora

Më 14 qershor, një grup militantësh kryesisht nga Mamurrasi, brenda të cilit rezultonte edhe Oleg Gora, me udhëzimin për të devijuar vëmendjen nga dëgjesa me artistët për Teatrin e Ri Kombëtar, tentuan që ta bllokonin këtë aktivitet duke sulmuar me vezë kryebashkiakun Veliaj. Momenti i sulmit u bë mjaft viral edhe nëpër mediat sociale. 

Militanti i Partisë Demokratike, Oleg Gora përgjatë sulmit të kryebashkiakut Veliaj