I riu dhunoi të moshuarin dhe e tërhoqi zvarrë në Fier, nën hetim autori! Policia: Vuante nga problemet të shëndetit mendor

I riu dhunoi të moshuarin dhe e tërhoqi zvarrë në Fier, nën hetim autori! Policia: Vuante nga problemet të shëndetit mendor

1686856679_iriujoq.jpg

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një i ri ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë një të moshuar. Lidhur me këtë, autori është vënë nën hetim ndërsa policia e Fierit raporton se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Sqarim i DVP Fier

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dhunuar një të moshuar, sqarojmë se:

Ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte. 

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat. 

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ I riu dhunoi të moshuarin dhe e tërhoqi zvarrë në Fier, nën hetim autori! Policia: Vuante nga probleme të shëndetit mendor


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë