KAVAJE - Një 25-vjeçar nga Synej i Kavajës është ekzekutar me armë zjarri në fshatin e tij.

Viktima është Shkëlzen Kala, i cili punonte si roje në një objekt, teksa është qëlluar gjatë natës kur po flinte gjumë me 4 plumba pistolete.

Kanë qënë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilat pasi kanë ardhur janë përballuar me trupin e pajetë të 25-vjeçarit.

Familjarët e viktimës shigjetojnë për këtë ngjarje familjarët e ish-të dashurës së 25-vjeçarit, më të cilët ky i fundit ishte konfrontuar fizikisht, pas kundërshtisë që familja e vajzës kishte për këtë lidhje.

Lidhur më këtë konflik fizik Shkelzen Kala ishte dënuar me 6 muaj burg, sipas vëllait të tij Qazim Kala i cili i bën të ditura këto fakte për televizionin A1 REPORT.

Ndërkohe mësohet se fisi i Shkëlzen Kalës vitë më parë kishte trafikuar drejt Italisë një banor të zonës.

Burime pranë policisë bëjnë thanë për A1 REPORT se vrasja e 25-vjecarit mund të ketë ndodhur në shenjë hakmarrje lidhu me këtë rast trafikimi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)